Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Me rastin e 24 marsit – Ditës Ndërkombëtare të së Drejtës për të Vërtetën, rrjeti rajonal i Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kroaci iu përkujton elitave politike në rajon detyrën që ato kanë në përmbushjen e të drejtës për të vërtetën dhe obligimin e tyre në luftimin e mosndërshkimit.

Luftërat dhe ngjarjet e tjera të ndodhura në territorin e ish Jugosllavisë, kanë rezultuar në shkelje të rënda dhe masive të të drejtave të njeriut të cilat në masë të madhe kanë mbetur të mohuara, të pagjykuara dhe të pariparuara. Sot, sipas të dhënave të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq numri i personave të zhdukur në territorin e ish Jugosllavisë arrin rreth 15000 dhe e drejta e familjareve për të ditur të vërtetën për fatin e më të dashurve të tyre mbetet ende e parealizuar.

E drejta për të ditur të vërtetën është e drejtë e pamohuar për familjarët e viktimave siç është e drejtë edhe e shoqërive që të dinë të vërtetën e plotë për atë që ka ndodhur në të kaluarën. Prandaj kërkojmë nga vendimmarrësit tanë që të përkushtohen plotësisht në zbardhjen e fatit të të gjitha viktimave, në dënimin e përgjegjësve të krimeve dhe në përkrahjen e iniciativës për themelimin e komisionit rajonal për vërtetimin e fakteve për krimet e luftës dhe shkeljet tjera të rënda të të drejtave të njeriut në ish Jugosllavi – KOMRA (www.perkomra.org; www.zarekom.org).