Saturday, February 17, 2018
YIHR

Databaza interaktive e Hulumtimit mbi opinionet, qëndrimet, njohuritë dhe përvojat e qytetarëve të Komunitetit Rom, Komunitetit Egjiptas dhe Komunitetit Ashkali rreth procesit të zgjedhjeve lokale 2017

February 13, 2018
vizu

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë – YIHR KS , mbështetur nga Programi për Promovimin e Shoqërisë Demokratike – DSP i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF, nga muaji qershor ka filluar zbatimin e iniciativës që ka të bëjë me fuqizimin e votuesve të rinj nga Komuniteti Rom, Komuniteti Ashkali dhe Komuniteti Egjiptian në Komunën e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt, Gjakovës dhe Fushë Kosovës.

Në kuadër të komponentës së parë të kësaj iniciative YIHR KS ka realizuar hulumtimin mbi opinionet, qëndrimet, njohuritë dhe përvojat e qytetarëve të Komunitetit Rom, Komunitet Ashkali dhe Komunitetit Egjiptian rreth proceseve zgjedhore, specifikisht në lidhje me zgjedhjet lokale 2017.

Ky hulumtim ka pasë për qëllim që të identifikojë dhe të analizojë problemet kyçe sociale, politike, ekonomike që këto tri komunitete përballen. Kështu, do të mundësonte që për secilën komunë në bazë të rezultateve të kemi një listë të problemeve dhe kërkesave të qytetarëve ku nëpërmjet fushatës avokuese të paraparë në projekt të përfshihen në programet e partive të komuniteteve pakicë dhe shumicë. YIHR KS, shumë shpejtë do të publikojë edhe një analizë më të thellë të hulumtimit.


Download