Friday, September 22, 2017
YIHR

Ligji Kundër Diskriminimit në Kosovë – Shtatë vite pas

December 14, 2011
1

Publikimi i raportit mbi zbatimin e Ligjit Kundër Diskriminimit në Kosovë u realizua gjatë një konference të mbajtur më 14 dhjetor 2011 në Hotel Sirius në Prishtinë, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, organeve të pavarura, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.

Objektivat e këtij raporti janë të promovojë dhe informojë lidhur me mbrojtjen që ofron Ligji Kundër Diskriminimit dhe të kontribuoj me shembuj konkret të rasteve kundër-diskriminimit nga arena kombëtare dhe ndërkombëtare. Raporti, gjithashtu konsideron zbatimin e Ligjit Kundër Diskriminimit.

Konferenca u hap me një fjalim hyrës nga Raba Gjoshi – Drejtoreshë Ekzekutive e YIHR-së në Kosovë, ndërsa të gjeturat e raportit u prezantuan nga autorja Natyra Avdiu. Panelistë të tjerë të cilët kontribuuan në konferencë ishin: z. Sami Kurteshi (Avokat i Popullit në Kosovë), z. Tim Cartwright(Udhëheqës i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë), z. Muhamet Brahimi and z. Sevdail Kastrati (Këshilltarë Ligjor nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës) dhe z. Habit Hajredini (Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë). Të gjeturat kryesore janë paraqitur në Përmbledhjen e raportit dhe janë portretizuar në mënyrë të qartë në këtë raport.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut u urua nga z. Tim Cartwright (Udhëheqës i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë) për publikimin e një raporti të tillë dhe për përpjekjet e vazhdueshme në mbështetjen e standardeve të Këshillit të Evropës në lidhje me kundër-diskriminimin dhe jurispodencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Edhe panelistët e tjerë, duke përfshirë z. Sami Kurteshi (Avokati i Popullit të Kosovës), z. Muhamet Brahimi dhe z. Sevdail Kurteshi (Këshilltarë Ligjor nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës) dhe Habit Hajredini (Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë) deleguan urime të tilla për punën e YIHR-së në Kosovë.

Gjatë diskutimeve, disa aspekte të raportit janë kritikuar nga institucionet, veçanërisht në lidhje me referencat për themelimin e Zyrës për Qeverisje të Mirë dhe punën e Njësive për të Drejtat e Njeriut.

Në përgjithësi, konferenca ofroi një mundësi të mirë për të diskutuar rreth çështjeve shumë të rëndësishme të Ligjit Kundër Diskriminimit në Kosovë dhe përpjekjet tona në mbajtjen e institucioneve të përgjegjshme në lidhje me përmirësimin e zbatimit të Ligjit Kundër Diskriminimit në Kosovë dhe mbrojtjen efektive të të gjithë qytetarët do të vazhdojnë.

Për të shkarkuar raportin, ju lutem klikoni KËTU.