Monday, May 29, 2017
YIHR

Liritë dhe mbrojtjen e Lezbikeve, Homoseksualëve, Biseksualëve dhe Transgjinorëve në Kosovë

November 14, 2013
1

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) në një konferencë të organizuar publikoi raportin e fundit, ku ka analizuar pozitën e komunitetit LGBT në Kosovë. Hulumtimi i cili ka zgjatur përgjatë tërë vitit, ka përfshirë intervista me zyrtarë shtetëror (njësi për te drejtat e njeriut), gjykatës, policë, profesionist mjekësor si dhe intervista me pjesëtarë të komunitetit LGBT në Kosovë.

Të pranishëm në konferencë ishin përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe aktivistë të të drejtave të njeriut. Panelistë e parë ishte znj. Vlora Çitaku, Ministre e Integrimeve Evropiane, e cila theksoi nevojën që institucionet shtetërore të angazhohen fuqishëm në mbrojtjen e komunitetit LGBT.
“Është detyrë e institucioneve të Kosovës që t’u garantojnë të drejtat të barabarta për të gjithë qytetarët, e sidomos grupeve të margjinalizuara”, tha Ministrja Çitaku.

Ndërsa panelisti tjetër z. Tim Cartwright, Udhëheqës i zyrës së Këshillit të Evropës për Kosovë, foli për rëndësinë që ka publikimi i këtij raporti për të drejtat e njeriut në Kosovë. Z. Cartwright gjithashtu foli për angazhimet e Këshillit të Evropës dhe angazhimet e tyre për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përkrahjen e institucioneve dhe organizatave në këtë fushë.

Përfaqësuesja e Institucionit të Avokatit të Popullit, Këshilltarja Ligjore, znj. Miljana Scekic, foli për rëndësinë e adresimit të kësaj çështje dhe për rolin që ka luajtur Avokati i popullit në ngjarjet e fundit në lidhje me komunitetin LGBT. Të pranishmëve ju drejtua edhe Zyrtari për Marrëdhënie me Publikun i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, z. Jeffrey M. Jamison, i cili u zotua që Ambasada Amerikane do të vazhdojë përkrahjen e organizatave dhe nismave të tjera për mbrotjen e komunitetit LGBT në Kosovë.

Konferenca vazhdoi me diskutim të hapur, ku edhe u shpalosën nevojat, problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti LGBT në Kosovë.

Raporti mund të shkarkohet këtu.