Friday, September 22, 2017
YIHR

Rastet e diskriminimit në Kosovë – a ekzistojnë?

July 30, 2013
ballina(1)

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) në bashkëpunim me Zyrën e Komisarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) publikoi raportin “Rastet e diskriminimit në Kosovë – a ekzistojnë?

Qëllimi i këtij raporti është që të dokumentoj rastet e diskriminimit të cilat janë adresuar tek autoritetet e caktuara apo ato raste të cilat nuk janë raportuar, në mënyrë që të ngritë vetëdijesimin lidhur me rastet e diskriminimit. Përveç kësaj, gjetjet e raportit do të përdoren me qëllim të fuqizimit të të gjithë akterëve që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut, në mënyrë që raste të tilla të identifikohen dhe trajtohen me efikasitet.

Konferenca u hap nga znj. Raba Gjoshi – Drejtoreshë Ekzekutive e YIHR KS-së, ndërsa të gjeturat e raportit u prezantuan nga znj. Natyra Avdiu – Koordinatore e Projektit për të Drejtat e Njeriut në YIHR KS. Panelistë në këtë konferencë ishin: z. Sami Kurteshi – Avokat i Popullit dhe z. Agon Vrenezi – Zyrtar Ligjor në OHCHR – zyra në Kosovë.

Në këtë rast z. Vrenezi përgëzoi për gjetjet e raportit dhe vuri në dukje që çështja e diskriminimit nuk është e re, edhe pse pyetja mbetet se çfarë do të thotë diskriminimi për shoqërinë kosovare. Ai iu referua një numër dispozitave ligjore ekzistuese që nuk ofrojnë siguri ligjore në këtë fushë. Ndërsa z. Kurteshi theksoj që diskriminimi po ndodh në të gjitha nivelet e shoqërisë kosovare, duke përfshirë familjen dhe punësimin. Megjithatë, mungesa e shqiptimit të gjobave lidhur me këtë shkelje gjatë 10 viteve të fundit, është një pengesë kyçe që viktimat të marrin dëmshpërblim. Më tej, rritja e vetëdijesimit është e nevojshme prandaj z. Kurteshi theksoi se Institucioni i Avokatit të Popullit do të punoj më shumë në këtë drejtim.

Panelistët, gjithashtu diskutuan nismën legjislative për të ndryshimin e ligjit aktual kundër diskriminimit dhe bënë thirrje për të gjitha palët e interesit, veçanërisht për shoqërisë civile që të japin kontributin e tyre në mënyrë që ligji i ardhshëm të sjell mbrojtje dhe siguri ligjore.

Përgjithësisht, konferenca ofroi një mundësi të mirë për të diskutuar disa nga rastet e dokumentuara, si dhe çështje lidhur me fushën e diskriminimit duke përfshirë dhe procesin e amandamentimit të ligjit në fuqi.