Friday, November 24, 2017
YIHR

YIHR KS promovon publikimin “Udhëtim në Evropë 2007-2011” dhe fillon Shkollën për Liderë të Rinj 4

October 29, 2012
????????????????????????????????????

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), promovoi publikimin “Udhëtim në Evropë 2007-11”, ku janë të përmbledhura ese dhe fotografi të zgjedhura nga pjesëmarrësit e pesë gjeneratave të para (2007-2011) të programit Udhëtim në Evropë. Me këtë rast, YIHR KS ka kënaqësinë që të ofroj për publikun një publikim me ese dhe foto të zgjedhura që flasin për rëndësinë, e mbi të gjitha për nevojën e lirisë së lëvizjes për të rinjtë kosovarë dhe shoqërinë kosovare në përgjithësi.

Përmes këtij projekti, YIHR KS ka arritur që të mundësoj për një grup të studentëve kosovarë që të “jetësojnë ëndrrën e tyre”.

Pas suksesit me tri gjeneratat e para të Shkollës për Liderë të Rinj, YIHR KS vazhdon përkushtimin e saj në edukimin e të rinjve në Kosovë. Njëzet të rinj kosovar, pjesëmarrës në gjeneratën e katërt të Shkollës për Liderë të Rinj, do të kenë mundësi që përgjatë periudhës tetor – dhjetor 2012 të marrin njohuri dhe të kuptojnë politikat demokratike, si dhe të zhvillojnë mendimin kritik në lidhje me konceptet sociale, politike dhe kulturore.

Përfshirë gjeneratën e katërt, 85 të rinj kosovarë kanë ndjekur programin e Shkollës për Liderë të Rinj.