Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

ERAC i bënë thirrje Kuvendit të Kosovës, anëtar i së cilit është z. Kelmendi si deputet i zgjedhur dhe rrjedhimisht detyrohet t’i përmbahet Rregullores së Punës së tij, po edhe Komisionit të Kuvendit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Zhdukur dhe Peticione, të marrin në konsideratë këtë çështje dhe të denojnë fuqishëm deklaratat e bëra nga z. Kelmendi, si dhe të hetojnë nëse këto deklarata përbëjnë gjuhë të urrejtjes duke u bazuar në ligjet e Kosovës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovë ndalon diskrimimin ndaj qytetarëve në një shumë çështje, duke përfshirë këtu orientimin seksual. Kushtetuta gjithashtu një numër të të Drejtave Themelore, siç janë e Drejta për Liri dhe Siguri, Liria e Tubimit, dhe Liria e Asociimit. Të gjitha këto të drejta janë ushtruar nga qytetarë të Republikës kur disa prej tyre organizuan një marshim paqësor për festimin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë në Prishtinë, më 17 maj, marshim në të cilin morrën pjesë qindra pjesëmarrës, duke përfshirë këtu edhe Presidenti i Republikës, udhëheqës politikë dhe ambasadorë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Për tekstin e plotë të deklaratës në Shqip klikoni këtu.