Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Kosovë dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit të televizionit Klan Kosova, Bojan Bozhoviq i cili ka ndodhur më datë 26 korrik 2011 në pjesën veriore të Kosovës. Gazetari Bozhoviq u sulmua fizikisht nga disa qytetarë serb derisa po raportonte për rrjedhën e ngjarjeve në afërsi të kufirit në pjesën veriore të Kosovës. Ai ka pësuar lëndime në qafë dhe duar, i është dëmtuar kamera me të cilën po përcillte zhvillimin e ngjarjeve dhe është kërcënuar me jetë.

YIHR konsideron se ky është sulm direkt ndaj lirisë së mediave dhe raportimit të lirë prandaj kërkon nga organet kompetente që personat përgjegjës t’i sjellin para drejtësisë.