Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Kush mund ta shpërfillë edhe më tej diskriminimin racor që po u bëhet romëve anembanë Evropës? Lista e përndjekjeve me të cilat ata ballafaqohen, si një përsëritje e njëtrajtshme mallkimesh, është e pafund dhe në rritje dhe mund të çojë në dëshpërim.

Në Rumani, komunitete të tëra përjashtohen në zona të veçuara e të rrethuara me mure, pa ujë dhe energji elektrike, ndërsa në Sllovaki gratë rome sterilizohen. Në Bullgari ata mbyllen në geto urbane. Në Republikën Çeke, romët janë në shënjestër të një grupi në rritje protestuesish neonazistë. Në Kroaci ata goditen me kokteje molotov. Në Hungari romët sulmohen dhe keqetrajtohen nga policia paramilitare Jobbik dhe detyrohen të kërkojnë strehim në shtetet tjera. Në Bosnje e Hercegovinë ata diskriminohen në baza ditore, ashtu siç është rasti në Itali, Moldavi dhe Serbi. Në Francë thirrjet për urrejtje e madje edhe për shfarosje janë në rritje dhe romët ende vuajnë nga stigmatizime dhe përjashtime të ngjashme me ato të qeverisjes së kaluar. Disa prej tyre detyrohen të kthehen në Kosovë, si pasojë e dëbimeve të vazhdueshme nga Gjermania, Danimarka e Suedia.

Dhuna e këtyre përndjekjeve dallon varësisht nga vendi i origjinës, por natyra e tyre mbetet e njëjtë gjithandej. Këto përndjekje burojnë nga përfaqësimet e njëjta stigmatizuese dhe stereotipet e njëjta, të stërpërdorura deri më sot. Ndonjëherë edhe kujtesa sulmohet në mënyrë të drejtpërdrejtë; kjo sigurisht se i ndihmon vazhdimit të këtyre përndjekjeve. Në Lety, për shembull, në Republikën Çeke, në vendin ku dikur ishte kampi nazist u ndërtua një fermë derrash, duke e njollosur kujtimin për 1,300 romë të cilët mbaheshin aty gjatë viteve 1942 dhe 1943 – nga të cilët vetëm 300 i mbijetuan dëbimit dhe qëndrimit në kamp.

Përpara këtij realiteti të zymtë, reagimi i institucioneve politike nuk ka përkuar me seriozitetin e situatës – në disa raste ai madje çoi drejt përkeqësimit të saj. Siç mund të pritej, “Strategjitë nacionale për përfshirjen e romëve” të prezantuara nga anëtaret e BE-së tek Komisioni Evropian në fund të vitit 2011, shpesh duke mos planifikuar fare buxhet, pa objektiva e pa masa, nuk mundësoi ndonjë përmirësim të situatës sa i përket mjerimit social dhe dominimit racor me të cilin komuniteti rom ballafaqohet aq shpesh. Për shkak të mungesës së fuqisë, legjitimitetit dhe ndonjëherë edhe bindjeve, Komisioni nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme evropiane, ndërsa në mbarë Evropën situata po përkeqësohet në mënyrë të rrezikshme për këtë komunitet.

Është koha që shtetet anëtare të ndalen së zbatuari strategjitë e shmangies apo madje edhe të përndjekjes, dhe që BE-ja të pozicionohet si garantuese sa i përket respektimit të të drejtave themelore për të gjithë individët, edhe pse kjo mund të çojë drejt një konflikti ndërmjet shteteve anëtare. Këtu bëhet fjalë për vlera themelore të Evropës.

Ndryshe nga institucionet politike, shoqëria civile është përfshirë vendosshmërisht, dhe si pasojë ka sjellë shpresë dhe perspektivë për të ardhmen e gjithë kontinentit. Tash e tre vjet, “Krenaria Rome” ka qenë si origjinë ashtu edhe simbol i këtij angazhimi. Kjo lëvizje e gjerë e vetë-emancipimit tubon liderë dhe organizata të romëve si dhe pjesën tjetër të shoqërisë civile evropiane, të përkushtuar për barazi dhe kundër shprehjeve të ndryshme të racizmit. Fryma e “Krenarisë Rome” është një frymë e dinjitetit, drejtësisë dhe e solidaritetit që ushqen një numër të madh nismash të ndërmarra nga shoqëria civile në mbarë Evropën.

Më 2 gusht, disa qindra njerëz u mblodhën me dinjitet në vendin e kampit të koncentrimit në Auschwitz për ta përkujtuar gjenocidin ndaj romëve, dhe më saktësisht natën ndërmjet 2 dhe 3 gushtit të vitit 1944, kur 2,500 romë u vranë aty. Kjo datë domosdo duhet të jetë pjesë e kalendarit evropian të përkujtimit: kujtesës Samudaripen duhet t’i jepet vendi që e meriton dhe duhet të luftohen përndjekjet e tanishme, duke treguar me saktësi se nga burojnë.

Pas një varg vrasjesh raciste të romëve në Hungari, viktimat dhe shoqëria civile kërkuan drejtësi, jo hakmarrje. Pas më shumë se tre vjetësh, fajtorët u dënuan rëndë dhe drejtësisht. Shoqëria civile ka reaguar ndaj provokimeve revoltuese dhe kërcënimeve të neonazistëve në Republikën Çeke me solidaritet dhe duke kërkuar respektim të ligjit.

Ndërsa kriza e qëndrueshme po e rëndon urrejtjen nacionaliste dhe po e nxit fajësimin e më të brishtëve si përgjegjës për këtë krizë, kur ata në fakt janë viktimat e para të saj, kërkojmë nga të gjithë individët që ta shprehin dëshirën e tyre që të jetojmë bashkërisht në Evropë, me dallimet tona në kulturë, gjuhë e identitet, dhe ta shprehin solidaritetin e tyre përtej kufijve.

Të dielën, me 6 tetor, do të tubohemi të gjithë në të njëjtën kohë për “Krenarinë Rome” në rreth 15 vende evropiane, nga Parisi në Kiev, nga Oslloja në Stamboll përmes Pragës, Budapesti dhe Bukureshtit. Jemi të vendosur të tregojmë se pse dhe si mund të jetojmë së bashku në një Evropë vërtetë demokratike – pra, kur njëherë e përgjithmonë ta heqim qafesh racizmin dhe nacionalizmin.

Manifesto është nënshkruar nga asociacionet anti-raciste dhe EGAM (European Grassroots Antiracist Movement) nga 31 shtete Evropiane.

Sipas shteteve:

Austria: Claudia Schäfer, Zyrtar Ekzekutiv i “ZARA-s” , Alexander Pollak, President i “SOS Mitmensch” dhe Andrea Härle, Drejtor i “Romano Centro”

Bosnja dhe Hercegovina: Alma Masic, Drejtoreshë e “Youth Initiative for Human Rights – Bosna and Herzegovina”, Jovan Divjak, President i “OBRAZOVANJE GRADI BIH”, “Defender of besieged Sarajevo”

Bulgaria: Deyan Kolev, Kryetar i “Amalipe Roma Cultural Centre for Interethnic Dialogue and Tolerance” dhe Krassimir Kanev, President i “Bulgarian Helsinki Committee”

Danimarka: Jette Moller
, Presidente e “SOS mod raciste”, Ferdi Sabani, President i “Roma Forzning i Danmark”

Estonia: Merle Haruoja, Anëtare e Bordit të “Estonian Centre for Human Rights”, Roman Lutt, President i “North Estonia Roma Association”

Evropa: Nicolas Tavitian, Drejtor i “Armenian General Benevolent Union – Europe”, Andi Gergely, President i “European Union of Jewish Students”, “European Roma and Travellers Forum”

Finlanda: Janette Grönfors, Koordinatore e “Rasmus, anti-racist network” dhe themeluese e “Nevo Roma”

Franca: Cindy Léoni, President i “SOS Racisme”, dhe Alain Daumas, President i “Union Française des Associations Tsiganes”

Greqia: Ahmed Moawia, President i “Greek Forum of Migrants” dhe Anastasia Georgiou, Hulumtuese në “Greek Forum of Migrants”

Gjermania: Serdar Yazar, Zëdhënëse e “Turkish Union in Berlin-Brandenburg” dhe Emran Elmazi, President i “Amarodrom”

Hungaria: Janos Farkas, President i “Government of the Roma Minority of Gyöngyöspata”, Jeno Setet, “Roma National Leader” dhe Erika Muhi, Drejtoreshë e “NEKI”

Italia: Angela Scalzo, Presidente e “SOS Razzismo”, dhe Graziano Halilovic, President i “Roma Onlus”

Kosova: Raba Gjoshi, Drejtoreshë e “Youth Initiative for Human Rights – Kosovo”, dhe Muhamet Arifi, Drejtor i “Balkan Sunflowers Kosova”

Kroacia: Mario Mazic, Drejtor i “Youth Initiative for Human Rights – Croatia”, dhe Jasmina Salihi, Koordinatore në “Nevo Drom”

Letonia: Sigita Zankovska-Odina, Hulumtuese në “Latvian Centre for Human Rights”, dhe Anatolijs Berezovskis, Anëtar i Bordit i “Nevo Drom”

Mali i Zi: Boris Raonic, President i “Civic Alliance”, Senad Sejdovi, President i “Romski savjet” dhe Teuta Nuraj, Presidente e “Nacionalni Savjet Roma i Egipcana”

Maqedonia: Hristo Ivanovski, President i “Alliance for Human Rights”

Moldavi: Nicolae Radita, President i “Roma National Center”, dhe Valerian Mamaliga, Menaxher i “Moldavian Institute for Human Rights”

Norvegjia: Rune Steen, Drejtor i “Antirasistisk Senter”

Polonia: Paula Sawicka, Presidente e “Open Republic Association”, Katarzyna Kubin, Drejtoreshë e “Foundation for Social Diversity”, Klaus Witold, President i “Association for Legal Intervention”, Karolina Mirga, Presidente e “Harangos” dhe Roman Kwiatkowski, President i “Roma People Association in Poland”

Portugalia: Bruno Gonçalves, Bashkë-President i “Centro de Estudios Ciganos”, Manuel Costa, President i “Centro de Estudos Ciganos”, Henrique Barbosa, President i “Associação Cigana de Coimbra”, Dinis Abreu, President i “Associação Cigana de Leiria”, Almerindo Barbosa, President i “Associação Cigana de Tomar” dhe Olga Mariano, Presidente e “Letras Nómadas – Associação de Investigação e Dinamização das Comunidades Ciganas”

Republika Çeke: Jarmila Balážová, Presidente e “Romea”, Miroslav Broz, President i “Konexe”, Táňa Fischerová, Presidente e “Czech Helsinki Committee”, Markéta Kovaříková, Drejtoreshë e “Czech Helsinki Committee”

Rumania: Marian Mandache, Drejtor i “Romani Criss”

Rusia: Svetlana Gannushkina, Presidente e “Memorial network for the rights of migrants”

Serbia: Maja Micic, Drejtoreshë e “Youth Initiative for Human Rights – Serbia”, Jovana Vukovic, Koordinator në “Regional Centre for Minorities” dhe Stevan Nicolic, Menaxher i “Eduactional Center of Roma”

Sllovakia: Irena Bihariova, Presidente e “Ludia proti rasizmu”

Spanja: Beatriz Carrillo de los Reyes, Presidente e “Fakali”

Suedia : Kalle Larsson, President i “Centrum Mot Rasism”, dhe Linda Gidlund, Menaxhere e “Upsala Anti-discrimination Centre”

Shqipëria: Aldo Merkoci, President i “Lëvizjes Mjaft!” dhe Adriatik Hasantari, President i “Roma Active”

Turqia: Selcuk Karadeniz, President i “Roma Youth Association” dhe Cengiz Algan, Zëdhënës i “Durde!”

Ukraina: Zola Kundur, Presidente e “Funds for Roma women”, Chiricli