Monday, May 29, 2017
YIHR

Konkurs për Punëtorinë mbi të drejtat e njeriut dhe identifikimin e gjuhës diskriminuese në tekste shkollore

1361 November 11, 2016 Lajme, News, Vesti
486_103040626526913_161123214_n

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë si pjesë e Programit për Angazhim dhe Barazi (E4E) i financuar nga USAID/ATRC shpallë konkurs për

“Punëtorinë mbi të drejtat e njeriut dhe identifikimin e gjuhës diskriminuese në tekste shkollore”

që do të mbahet më 28 Janar 2017 në Prishtinë. Kjo punëtori është punëtoria e parë nga gjashtë punëtoritë e planifikuara të mbahen në Kosovë.

Rreth Punëtorisë:

Punëtoria mbi të drejtat e njeriut dhe identifikimin e gjuhës diskriminuese në tekste shkollore zhvillohet në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e të rinjve në edukim gjithëpërfshirës”, që ka për qëllim ndikimin dhe ndërrimin e qasjes së shoqërisë ndaj të drejtave të njeriut duke e bërë atë më gjithëpërfshirëse.

Të rinjtë do të marrin informata të cilat mungojnë në tekstet shkollore, gjuhën diskriminuese që përdoret në tekstet shkollore dhe metodat e identifikimit të saj si dhe do të zgjerojnë kapacitetet intelektuale, të cilat janë bazë për zhvillimin e mendimit kritik.

Kushtet e Pranimit:

Aplikantët duhet të jenë nxënës të shkollave të mesme në Prishtinë.

Aplikimi dhe procesi i përzgjedhjes:

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë një letër motivimi (maksimum 600 fjalë) për pjesëmarrjen e tyre në trajnim. Aplikacionet duhet ta dorëzohen në: ksoffice@yihr.org.

Subjekti i e-mailit: Punëtoria mbi të drejtat e njeriut dhe identifikimin e gjuhës diskriminuese në tekste shkollore

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve: 20 Janar 2017, ora 24:00.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen.

 

Like this Article? Share it!