Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë në kuadër të Programit të Vizitave Rajonale shpall konkurs për vizitë në Beograd, për të rinjtë të cilët më herët nuk kanë pasur mundësi të udhëtojnë në Serbi.

Të përzgjedhurit do të kenë mundësi të japin propozime për agjendën e vizitës.

Shpenzimet e transportit dhe fjetjes i mbulon Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Formularin e aplikimit e dërgoni në adresën ferid@yihr.org më së largu deri më 18 mars 2011 (e Premte).
Vizita e radhës do të organizohet nga 23 deri më 25 mars 2011.

Përmes Visiting Programit të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut që nga viti 2006 e deri më tani kanë kaluar më shumë se 2000 të rinj nga Kosova dhe Serbia.

Për më shumë informata kontaktoni Ferid Murselin në ferid@yihr.org ose në +381 38 248 509.