Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Përfaqësuesit e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), një rrjet i organizatave joqeveritare nga Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia, Kosova dhe Serbia nënshkruan Manifeston e lëvizjes aktiviste Europiane kundër-racizmit (European Grasroots Antiracist Movement), në një konferencë të organizuar nga organizata franceze SOS Racizmit (SOS Racisme), më 2 nëntor 2010, në Paris.

Gjatë kësaj ngjarje, e cila do të vazhdojë deri më 5 nëntor do të paraqitet plani i aktiviteteve të lëvizjes aktiviste Europiane kundër racizmit, për të bashkuar aktivitetet anti-raciste dhe të anti-diskriminimit në të gjithë Europën. Përveç përfaqësuesve të YIHR-së, Manifeston e nënshkruan edhe më shumë se 30 OJQ nga 25 vende Europiane që aktualisht e përbëjnë këtë lëvizje.

Bashkangjitur më poshtë gjeni tekstin e Manifestos:

Për një shoqëri Europiane anti-raciste!

Vlerësimi ynë është i qartë: përderisa racizmi dhe antisemitizmi po vazhdojnë të përhapen në Europë, rezistenca civile dhe politike deri tani ka qenë e kufizuar dhe e pafuqishme për ta ndalur fshikullimin.

Zgjedhjet e fundit në Suedi, Hungari dhe Bullgari, si dhe marrëveshja për qeverinë e koalicionit në Holandë e kanë konfirmuar këtë trend: politika raciste po përparon dhe po shënon fitore elektorale gjithandej Europës.

Duke marrë shtysë nga kriza ekonomike e trazirat sociale, dhe në veçanti nga tensioni në rritje mbi identitetin kombëtar që po përfshin gjithë kontinentin tonë, partitë raciste e kanë shfrytëzuar këtë mundësi për të imponuar idetë e tyre tradicionale në zemër të debateve publike dhe në agjendat e qeverive.

Rritja e ndikimit të tyre ideologjik tek elektorati po lehtësohet me shpejtësi të rrufeshme, si një lojë e tmerrshme dominoje, në të cilën opinionet publike Europiane po përshtaten me këto argumente të pështira, duke ndjekur shembullin e diskutimit të fundit ku Romët u etiketuan si popullsi e rrezikshme.

Qarkullimi i këtyre ideve mund të shpjegohet me lidhjet transnacionale që ekzistojnë ndërmjet lëvizjeve raciste dhe mungesës së konstruksioneve intelektuale, politike e ideologjike të domosdoshme për të kundërshtuar këtë fjalor racist. Këto mungesa janë kryesisht rezultat i vështirësive që shumë vende Europiane kanë me procesin e ballafaqimit me të kaluarën e tyre: Shoah (Holokausti), fashizmi Italian, kolonializmi në rastet e vendeve post-kolonialiste, totalitarizmi në Europën Lindore – lista s’ka të mbaruar.

Prandaj, nuk është për çudi që reagimet politike dhe popullore kanë qenë të dobëta për ti denoncuar zëshëm trazirat raciste që ndodhën në Rosamo të Italisë jugore gjatë janarit, stigmatizimin e Romëve në Francë, dëbimin e tyre të dhunshëm në Bullgari, Greqi, Serbi e Rumani, si dhe vrasjen e tyre në Hungari, komentet e urrejtjes anti-Muslimane që janë të zakonshme në Gjermani, Danimarkë dhe Europën Perëndimore e poashtu edhe diskriminimin racor me të cilin përballen çdo ditë qytetarët Europianë.

Duke u informuar për këto fakte shqetësuese, ne kundërshtojmë fuqishëm forcat politike që përdorin këto çështje për të krijuar diskurse që bazohen në ndjellje të urrejtjes.
Ne nuk e pranojmë që Myslimanët të prezantohen si terroristë dhe si kërcënim për identitetin, që Romët të dëbohen, që Hebrenjtë të rrihen dhe të ndjejnë se duhet të fshihen, që jetët e zezakëve të kërcënohen.

Urgjenca e situatës është e atillë që ne duhet menjëherë të fillojmë krijimin e shoqërisë civile Europiane anti-raciste në mënyrë që ta mbajmë të gjallë ëndrrën Europiane përtej kufinjve të vendit.

Ëndrra jonë Europiane është që të jetojmë në një kontinent ku çdo individ është i lirë ta përcaktojë fatin e tij/saj, i/e papenguar nga origjina e tij/saj familjare ose pjesëmarrja e tij/saj në ndonjë komunitet. Ëndrra jonë Europiane është që të ndërtojmë shoqëri të hapura dhe mirëpritëse, ku barazia ndërmjet qytetarëve është e shkruar në letër dhe e jetuar në realitet.

Në mënyrë që kjo ëndërr të jetësohet, ne duam që zëri ynë të dëgjohet, zëri i dhjetëra e mijëra aktivistëve anembanë Europës të cilët çdo ditë punojnë për të luftuar racizmin dhe antisemitizmin, zëri i viktimave të cilët shpesh lihen mënjanë duke ua pamundësuar që të kenë mjetet ose ndikimin që siguron respektimin e të drejtave të tyre.

Ne do të tregojmë solidaritetin tonë në veprim me organizimin e fushatave bazë për të krijuar ndryshime konkrete në vendet tona respektive. Jemi posaçërisht të përqëndruar në luftimin e diskriminimit racor në vendin e punës, në vendbanime, në kohën e lirë etj.

Në kohë krizash ekziston një tundim i fortë për të gjetur dhe shënjestruar dikë si kurban. Megjithatë, kjo mënyrë e ndjelljes së urrejtes e cila merr hov nga ndjenja e dëshpërimit mund të çojë vetëm në një fund të dhunshëm dhe destruktiv të vlerave dhe shoqërive tona.
Nuk do të lejojmë qarkullimin e lirë të urrejtjes pa e luftuar atë me vendosmëri.

Detyra e ndërtimit të një Europe ku racizmi dhe antisemitizmi nuk kanë vend është një sfidë madhore, por Drejtësia është në anën tonë e poashtu edhe forca që na siguron triumfin e këtij ideali.

Nënshkruesit:

Mbiemri & Emri, Pozita, Organizata, Vendi

Abdoelhafiezkhan Dionne, Kryetare, King Movement Foundation / Hi5, Holandë
Abtan Benjamin, Sekretar i Përgjithshëm, European Grassroots Antiracist Movement
Bihariova Irena, Kryesuese, Ludia proti rasizmu, Sllovaki
Brands kehris Ilze, Drejtore, Latvian Center for Human Rights, Letoni
Dabić Tea, Koordinatore e Programit, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Kroaci
Denes Balazs, Drejtor Ekzekutiv, TASZ – Hungarian Civil Liberties Union, Hungari
Gidlund Lina, Menaxhere e Projektit, Swedish Anti-Discrimination Bureaux, Suedi
Gjoshi Raba, Drejtore Ekzekutive, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Kosovë
Haruoja Merle, Anëtare e Bordit, Estonian Institute for Human Rights, Estoni
Jereghi Vanu, Drejtor Ekzekutiv, Moldovan Institute for Human Rights, Moldavi
Kanev Krassimir, Kryesues, Bulgarian Helsinki Committee, Bullgari
Kornak Marcin, Kryesues, Never Again!, Poloni
Kouros Kristiina, Sekretare e Përgjithshme, Finnish League for Human Rights, Finlandë
Masic Alma, Drejtore, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Bosnjë e Hercegovinë
Mataçe Margareta, Drejtore Ekzekutive, Romani Criss, Rumani
Micic Maja, Drejtore, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Serbi
Moawia Ahmet, Koordinator, Greek Forum of Migrants, Greqi
Muhi Erika, Drejtore, NEKI, Hungari
Nielsen Anne, Kryesuese, SOS mod Racisme, Danimarkë
N’Siala Kiese Patrick, Anëtar Bordi, Kif kif, Belgjikë
Osman Sherifay Mariam, Kryesuese, Center Agains Racism, Suedi
Partapuoli Kari Helene, Drejtore, Norwegian Center Against Racism, Norvegji
Philipps Bruno, Kryetar, Karaëanserei ev Dresden, Gjermani
Kovalenko Julia, Juriste, Legal Information Centre for Human Rights – LICHR, Estoni
Primdahl Troels, Menaxher i Projektit, NoNAR – Nordic Network Against Racism, Danimarkë
Raonic Boris, Drejtor, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Mali i Zi
Sawicka Paula, President, Open Republic Association, Poloni
Scalzo Angela, Kryetare, SOS Razzismo, Itali
Sçindlauer Dieter, Kryesues, ZARA, Austri
Sonderegger Philipp, Drejtor Ekzekutiv, SOS Mitmensch, Austri
Sopo Dominique, Kryetar, SOS Racisme, Francë
Skenderi Antuen, President, Mjaft, Shqipëri