Wednesday, January 17, 2018
YIHR

Stafi

Albert Selimi

Hulumtues i Lartë

Albert Selimi studion në Universitetin e Prishtinës ku është duke përfunduar vitin e tij të fundit në Fakultetin Juridik, si student i dalluar. Ai ka qenë pjesë e disa trajnimeve dhe seminareve në Kosovë dhe rajon, ku dallohen Shkolla Verore mbi Drejtësinë Tranzicionale, Shkolla Verore për Studime Gjinore dhe për Seksualitetin dhe Forumi Feminist FemAct. Ai gjithashtu ka përfaqësuar Universitetin e Prishtinës në Harvard National Model United Nations 2015 në Boston, SHBA. Fillimisht ka punuar si praktikant dhe më vonë si asistent i projektit I YIHR-KS. Alberti është me krenari feminist dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut. Ai është gjithashtu një kujdestar me fat  i një maceje të bukur të quajtur Luna. Pas përfundimit të programit të shkëmbimit në Lisbonë, Portugali ai është për momentin duke punuar si Menaxher i Projektit.

Trina Binaku

Trina Binaku është një studente e antropologjisë në Universitetin e Prishtinës. Ajo i është bashkuar Nismës për të Drejtat e Njeriut si praktikante në vitin 2016. Që nga fillimi i studimeve të saj ka qenë e përfshirë në aktivitete të ndryshme si konferenca, trajnime, seminare ku si fokus kanë pas të drejtat e njeriut, sidomos të drejtat e grave. Ajo gjithashtu është një aktiviste për të drejtat e njeriut që në moshë të re. Është anëtare e grupit të leximit “ÇETTA”- një grup leximi që është i fokusuar më së shumti në fushën e antropologjisë. Për momentin, ajo është duke punuar si Zyrtare monitoruese në Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.