Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) ka kënaqësinë të shpallë konkurs për Programin Rajonal të Praktikës.

Programi Rajonal i Praktikës do t’iu ofroj mundësinë grupit të dytë të 7 praktikantëve nga Serbia, Mali i Zi dhe Kosova që të bëjnë praktikë në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (Tribunali) në Hagë në kohëzgjatje prej 5 muaj dhe të bëjnë praktikë në gjykata/prokurori kombëtare për krime lufte ose në institucione dhe organizata lokale të cilat merren me krime lufte në kohëzgjatje prej 3 muaj.

Programi Rajonal i Praktikës do t’iu mundësojë pjesëmarrësve që të mësojnë për drejtësinë humanitare ndërkombëtare dhe praktikat e Tribunalit, si dhe të transferojnë njohuritë e fituara në jurispodencën nacionale përmes vullnetarizmit në institucionet dhe organizatat lokale. Pas përfundimit të Programit, praktikantët do të dizajnojnë një strategji për promovimin e Tribunalit dhe gjykatave nacionale për krime lufte, si dhe do të përfshihen në programet edukative dhe trajnuese te YIHR-së.

Në fazën e parë të Programit, u është ofruar mundësi për të bërë praktikë 8 praktikantëve, përderisa në fazën e dytë në këtë Program do të përfshihen 7 praktikantë (4 nga Serbia, 2 nga Kosova dhe 1 nga Mali i Zi).

Praktikantët do të kryejnë praktikën në njërin nga tre organet e Tribunalit: Dhomat Gjyqësore, Zyra e Prokurorit ose Sekretaria. Gjatë pjesës së dytë të programit rajonal të praktikës, pjesëmarrësit nga Serbia do të përfshihen në praktikë brenda Dhomës për Krime të Luftës në Gjykatën e Qarkut në Beograd ose në Zyrën e Prokurorit për Krime të Luftës. Pjesëmarrësit nga Kosova dhe Mali i Zi do të përfshihen nëpër institucione apo organizata lokale të cilat merren me krime lufte.

Programi është i hapur për studentë të diplomuar dhe absolventë në juridik, histori, shkenca politike ose shkenca humane.
Kandidatët duhet të kenë njohuri të shkëlqyeshme verbale dhe në të shkruar të gjuhës Angleze dhe BCMS (e nevojshme edhe për kandidatët nga Kosova).

Pjesëmarrësve të Programit Rajonal të Praktikës do t’u ofrohet mbështetje financiare, e cila do të mbulojë shpenzimet e akomodimit në Hagë, shpenzimet e udhëtimit dhe të sigurimit. Atyre po ashtu do t’u ofrohet bursë në baza mujore gjatë gjithë Programit.

Programi Rajonal i Praktikës mbështetet nga Konfederata Zvicerane, përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme.

Aplikacioni duhet të përmbajë:
1. Formën e Aplikimit
2. Letër Motivimi
3. Dy Letër Referenca/Rekomandime
4. Një mostër (maksimum 1500 fjalë) e një shkrimi tuaj në ndonjë fushë relevante me punën e Tribunalit ose të gjykatave nacionale për krime lufte
5. Kopjet e diplomave dhe/apo listën e trajnimeve të kryera

Aplikacionin e plotë në gjuhën Angleze duhet ta dërgoni personalisht ose me postë në adresat e mëposhtme:

Aplikacionet nga Serbia:
Kondina 26/II, 11000 Belgrade, Serbia (for Regional Internship Programme)
Informata shtesë dhe sqarime mund të kërkoni duke kontaktuar Jasmina Lazovic në jasmina@yihr.org ose në tel. +381 11 3370747 dhe +381 64 3292124

Aplikacionet nga Kosova:
Perandori Dioklecian 14, 10000 Prishtinë, Kosovë (for Regional Internship Programme)
Informata shtesë dhe sqarime mund të kërkoni duke kontaktuar Ferid Murseli në ferid@yihr.org ose në tel. +381 38 248 509 dhe +381 38 224 824

Aplikacionet nga Mali i Zi:
Vukice Mitrović 16, 81000 Podgorica, Crna Gora (for Regional Internship Programme)
Informata shtesë dhe sqarime mund të kërkoni duke kontaktuar Jelena Vukoslavović në cgofice@yihr.org ose në tel. +382 20 655 175

Ju lutem vini re që vetëm aplikacionet e kompletuara do të merren në shqyrtim. Data e fundit për dërgimin e aplikacioneve është 20 shtator 2010. Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të ftohen në intervistë.