Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

 Shkurt 2018

Institucionet kosovare vazhdojnë të nderojnë kriminelët e luftës

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR Kosovë) denon vendimin e Presidentit për dekorim me Medalje Presidenciale Jubilare komandatin e Zonës Operative të Llapit dhe anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm Rrustem Mustafa, me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë, duke e nderuar për kontributin e dhënë për liri dhe pavarësi.

Në vitin 2015, Rrustem Mustafa, i njohur si “Remi”, u dënua me katër vjet burg për krime lufte nga Gjykata e Apelit, ku bashkë me të ishin dënuar edhe dy bashkëluftëtarët e tij, Nazif Mehmeti dhe Latif Gashi. Në bazë të aktvendimit, Rrustem Mustafa u shpall fajtor për krime të luftës për shkak të trajtimit çnjerëzor të civilëve të paraburgosur dhe krime të luftës për shkak të rrahjes dhe torturimit të civilëve të paraburgosur. Për më shumë, Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe ka lëshuar aktgjykim të formës së prerë për të akuzuarit.

Përderisa Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nderon kriminelë të luftës, famiiljarët e më se 1600 personave të pagjetur ende nuk dinë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre.

Në njerën anë, z. Thaçi ka inicuar themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, ndërsa në anën tjetër vazhdon të promovojë dhe legjitimojë dhunën dhe krimet e kryera përgjatë luftës së fundit.

Kështu, ne i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve publike në Kosovë që të ndalojnë nderimet e kriminelëve të luftës dhe të përqendrohen në njohjen dhe arritjen e drejtësisë për viktimat, të mbijetuarit/at dhe personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Drejtësia dhe liria për të gjithë qytetarët e Kosovës nuk do të jetë e mundur përderisa kriminelë të luftës dekorohen dhe thirren në parime të lirisë dhe pavarsisë.yihr