Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë – YIHR KS në kuadër të projektit “FUQIZIMI I VOTUESVE TË RINJË NGA KOMUNITETI ROM, KOMUNITETI EGJIPTIAN DHE KOMUNITETI ASHKALI” i përkrahur nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF shpall këtë thirrje për aplikim të 32 hulumtuesve të rinjë.

Rreth Projektit:

YIHR KS ka filluar zbatimin e këtij projekti që ka të bëjë me fuqizimin e votuesve të rinjë nga Komuniteti Rom, Komuniteti Ashkali dhe Komuniteti Egjiptian në 5 komuna të Kosovës (Komuna e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt, Gjakovës dhe Fushë Kosovës).

Në kuadër të kësaj iniciative YIHR KS ka planifikuar që ky projekt të fokusohet në krijimin e ekipeve hulumtuese nga të rinjtë e komuniteteve që do të hulumtojnë, analizojnë dhe prezantojnë problemet kryesor që qytetarët e Komunitetit Rom, Komunitetit Ashkali dhe Komunitetit Egjiptian përballen në nivelin komunal dhe atë qendror.

Në këtë kontekst, YIHR KS shpall këtë thirrje për aplikim për 32 hulumtues/e të rinjë nga Komuniteti Rom, Komuniteti Ashkali dhe Komuniteti Egjiptian nga 5 komunat e lartpërmendura.

Kushtet për aplikim:

1. Aplikantët duhet të jenë qytetarë të moshës 18-35 vjeç nga Komuniteti Rom, Komuniteti Ashkali dhe Komuniteti Egjiptian.
2. Aplikantët duhet të jenë qytetarë me vendbanim në këto komuna: Komuna e Prishtinës, Komuna e Prizrenit, Komuna e Ferizajt, Komuna e Gjakovës dhe nga Komuna e Fushë Kosovës.
3. Të jenë student të Fakultetit Juridik, Ekonomik ose Shkencave Sociale (përparësi kanë kandidatët që kanë përfunduar studimet bachelor në këto fusha).
4. Të jenë të gatshëm të marrin pjesë në trajnimet e organizuara nga YIHR KS.
5. Të kenë aftësi bazikë në metodat e hulumtimit dhe përgatitjen e raporteve hulumtuese.
6. Aplikantët të cilët janë: a) kandidatë për post zgjedhor në Kosovë; b) pjesëtarë të policisë; c) ushtarakë; dhe d) pjesëtarë të njësitit të inteligjencës së Kosovës, nuk kanë të drejtë të aplikojnë.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Për të aplikuar për këto pozita të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe një Letër Motivuese ku përshkruhet përvoja, shkollimi dhe arsyeja e aplikimit për këtë pozitë. Çdo aplikim i pa kompletuar nuk do të merret parasysh.
Datat e aplikimit:

Çdo person i interesuar për aplikim në këto pozita duhet që këtë ta bëjë më se largu deri me
3 korrik 2017, në ora 17:00. Dokumentet e kërkuara për aplikim duhet të dërgohen në adresën elektronike ksoffice@yihr.org.

Dokumentet e dërguar pas këtij afati nuk do të merren parasysh.

Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të njoftohen për intervistë.

Numri i hulumtuesve për secilën komunë:

Rom Ashkali Egjiptian NËN- TOTALI
Komuna e Gjakovës 1 1 5 7
Komuna e Ferizajt 1 5 1 7
Komuna e Prizrenit 3 2 2 7
Komuna e Prishtinës 1 2 1 4
Komuna e Fushë Kosovës 2 3 2 7
TOTALI 32

 

Inkurajohen vajzat dhe gratë e Komunitetit Rom, Komunitetit Ashkali dhe Komunitetit Egjiptian që të aplikojnë.

Për çdo pyetje, kërkesë, paqartësi ose informacion shtesë ju lutem na shkruani në adresën elektronike ksoffice@yihr.org, deri me datën 30 qershor 2017, në ora 17:00.

“Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) –i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO -K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”