Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

 

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë – YIHR KS në kuadër të projektit “Fuqizimi i votuesve të rinjë nga komuniteti Rom, komuniteti Egjiptian dhe komuniteti Ashkali” shpall këtë thirrje për aplikim në Kampin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë (Peer 2 Peer Youth Camp).

 

YIHR KS ka filluar zbatimin projektit që ka të bëjë me fuqizimin e votuesve të rinj nga Komuniteti Rom, Komuniteti Ashkali dhe Komuniteti Egjiptian në 5 komuna të Kosovës (Komuna e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt, Gjakovës dhe Fushë Kosovës).

Në kuadër të kësaj nisme, YIHR KS do të organizojë Kampin Bashkëmoshatarë më 26-28 JanarAkademinë për Siguri Publike në Vushtrri.

Përmes kampit, të rinjtë nga komuniteti Rom, komuniteti Ashkali, dhe komuniteti Egjiptian do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë mbi proceset zgjedhore, rëndësinë e votës, aktivizmit qytetar dhe procesin e votimit.

 

Kushtet për aplikim:

1.Aplikantët duhet të jenë qytetarë të moshës 18-35 vjeç nga Komuniteti Rom, Komuniteti Ashkali dhe Komuniteti Egjiptian.
2. Aplikantët duhet të jenë qytetarë me vendbanim në këto komuna: Komuna e Prishtinës, Komuna e Prizrenit, Komuna e Ferizajt, Komuna e Gjakovës dhe nga Komuna e Fushë Kosovës.
3.Të jenë të gatshëm të marrin pjesë në kampin 3 ditor.

 

Të gjitha shpenzimet përgjatë kampit mbulohen nga organizatorët.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Të interesuarit duhet të dërgojnë të dhënat personale (duke përfshirë edhe edukimin) dhe një letër motivmi për pjesëmarrje në kamp.
Datat e aplikimit:

Çdo person i interesuar për aplikim duhet që këtë ta bëjë më se largu deri me 4 Janar 2018. Dokumentet e kërkuara për aplikim duhet të dërgohen në adresën elektronike ksoffice@yihr.org.

 

Inkurajohen vajzat dhe gratë e Komunitetit Rom, Komunitetit Ashkali dhe Komunitetit Egjiptian që të aplikojnë.

Për çdo pyetje, kërkesë, paqartësi ose informacion shtesë ju lutem na shkruani në adresën elektronike ksoffice@yihr.org.

 

 

“Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”.