Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) fton të gjithë studentët/et e Juridikut nga universitetet publike dhe private të rajonit të Prishtinës, Gjilanit, Prizrenit dhe Mitrovicës që të aplikojnë në trajnimin mbi programin për edukim ligjor për të rinjtë.

Për pesë ditë rradhazi, studentët/et do të trajnohen në programin për edukim ligjor të zhvilluar nga YIHR KS dhe partnerët e saj. Përveç kësaj, studentët do të kenë mundësi që gjatë trajnimit të aftësohen për prezantimin e njohurive të përfituara. Trajnimi do të ofrohet nga një trajner/e profesional/e.

Pas trajnimit, studentët/et pjesmarrës/e do të kenë mundësi që njohuritë e përfituara t’i ndajnë me nxënës/e të shkollave të mesme dhe studentë/e të universiteteve nëpërmjet 120 ligjeratave që do të organizohen në rajonin e Prishtinës, Gjilanit, Prizrenit dhe Mitrovicës. Secili student/e do të ligjëroj një numër të caktuar të ligjeratave nëpër katër (4) rajonet e lartëpërmendura.

Studentët do të paguhen për secilën ligjëratë të mbajtur.

Për të aplikuar ju duhet të dërgoni një letër motivuese (500 fjalë max) dhe një CV në email ksoffice@yihr.org me subjekt “Aplikim – Trajnimi mbi programin për edukimin ligjor për të rinj

Afati i fundit për të dorëzuar aplikacionet është 10 mars 2019.

Trajnimi do të mbahet nga 25-29 mars 2019, nga ora 13:00 – 18:00 në Prishtinë.

Vetëm pjesëmarësit e përzgjedhur do të kontaktohen.

Trajnimi mbi programin për edukimin ligjor për të rinj mbahet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” dhe mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit/INL.