Tuesday, February 13, 2018
YIHR

Thirrje për Aplikim / Pozita: Menaxher/e i/e Financave dhe Administratës

1783 February 2, 2018 Lajme
yihr

 

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (Youth Initiative for Human Rights – Kosovo – YIHR KS) është organizatë jo-qeveritare, e themeluar ne vitin 2003. YIHR KS punon në promovimn dhe mbrotjen e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike, duke u fokusuar në në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rolin e rinisë në Kosovë. YIHR KS është pjesë e rrjetit rajonal të Youth Initiative for Human Rights në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Mal të Zi.

 

Ne jemi duke kërkuar një Menaxher/e të Financave dhe Administratës për të ju bashkuar ekipit tonë, i/e cili/a do të jetë përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm financiar të organizatës, duke përfshirë planfikimin, buxhetimin, raportimin si dhe administratën.

 

Detajet rreth pozitës:

 

  • Vendi: Prishtinë
  • Data e fillimit: sa më shpejt që është e mundur

 

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

 

  • Menaxhon financat dhe administratën e organizatës
  • Përgatit dhe rishikon buxhetin për projekte të ndryshme
  • Kontrollon dhe mirëmbanë “petty cash” dhe bilancin bankar
  • Përgatit dhe arkivon të gjitha raportet financiare dhe të dhënat tjera buxhetore
  • Përgatit raportet financiare në bazë të kërkesave të donatorëve
  • Monitoron shpenzimet për të gjitha projektet
  • Ekzekuton të gjitha aktivitetet e prokurimit
  • Ekzekuton pagat për stafin dhe të gjitha pagesat e tjera
  • Kryen të gjitha punët administrative dhe logjistike në bazë të rregullave të punës

 

 

Kualifikimet profesionale:

 

  • Diplomë universitare
  • Së paku dy vite përvojë pune në financa në OJQ ose në ndonjë organizatë tjetër
  • Aftësi të shkëlqyeshme kompjuterike
  • Njohje e gjuhës Shqipe dhe Angleze, ndërsa njohja e gjuhës serbe është përparësi
  • Aftësi për të punuar individualisht me pak mbikëqyrje dhe si pjesë e grupit
  • Të jetë i/e gatshme të punoj në një mjedis divers dhe dinamik të punës
  • Të posedoj patentën e shoferit – kategoria B (e preferueshme)

 

Si të aplikoni:

 

Dërgoni një CV, letër motivimi dhe dy referenca në email adresën ksoffice@yihr.org me subjektin “Aplikacioni – Menaxher/e i/e Financave dhe Administratës”.

 

Afati i fundit për aplikim: 12 shkurt 2018

 

Për çdo pyetje mund të na kontaktoni në numrin e telefonit 038/748-018 ose ne email adresën: ksoffice@yihr.org.

 

 

 

 

 

 

Like this Article? Share it!