Thursday, October 26, 2017
YIHR

Thirrje për aplikim- Trajnim mbi të drejtat e njeriut dhe dokumentimit të rasteve të shkeljes së drejtave të njeriut

1323 October 4, 2016 Lajme
crd_logga_web_02

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), me përkrahjen e Civil Rights Defenders shpallë konkurs për Trajnimin mbi të drejtat e njeriut  dhe dokumentimit të rasteve të shkeljes së drejtave të njeriut, që do të mbahet më 15 – 16 tetor 2016.

Rreth trajnimit:

Trajnimi mbi të drejtat e njeriut  dhe dokumentimit të rasteve të shkeljes së drejtave të njeriut është pjesë e Programit për të Drejtat e Njeriut të YIHR KS, që ka për qëllim thellimin e njohurive për fushen e drejtave të njeriut dhe ngritjen e kapaciteteve të të rinjve kosovar.

Trajnimi do të ofroj njohuri thelbësore të koncepteve bazike për të drejtat e njeriut, diskriminimit dhe dokumentimit te rasteve te shkeljes së drejtave të njeriut.

Kushtet e pranimit:

Aplikantët duhen të jenë studentë të njërit prej universiteteve të Kosovës.

Aplikimi dhe procesi i përzgjedhjes:

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi (maksimum 600 fjalë) me detaje për motivimin e tyre për të marrë pjesë në trajnim. Aplikacionet duhet ta dorëzohen në: ksoffice@yihr.org.

Subjekti i e-mailit: Trajnimi mbi të drejtat e njeriut  dhe dokumentimit të rasteve të shkeljes së drejtave të njeriut.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve: 12 tetor 2016, ora 24:00.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen.

 

Like this Article? Share it!