Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), me përkrahjen e Civil Rights Defenders shpall ftesë për aplikim për trajnimin e dytë mbi Ligjin Kundër Diskriminimit, i cili do të mbahet më 7 – 9 Dhjetor 2012.

Informata mbi trajnimin:

Trajnimi mbi Ligjin Kundër Diskriminimit është pjesë e Programit për të Drejtat e Njeriut të YIHR KS-së, që ka për qëllim thellimin e njohurive të studentëve/juristëve në fushën e konventave dhe legjislacionit vendor në fuqi.

Trajnimi do të ofroj njohuri thelbësore mbi masat ligjore kundër diskriminimit që aplikohen në Kosovë, duke përfshirë konventat ndërkombëtare, legjislacionin kombëtar, praktikën gjyqësore, si dhe do të ofroj njohuri praktike nëpërmjet punëtorive dhe diskutimeve. Ky trajnim po ashtu do t’iu ofroj pjesëmarrësve një sërë aftësish praktike, siç janë zhvillimi i argumenteve ligjore, hartimi i parashtesave verbale dhe me shkrim, si dhe mbrojtja e rasteve të diskriminimit.

Kushtet e pranimit:

Aplikantët duhet të jenë studentë të juridikut ose jurist/praktikant/avokat/të punësuar në OJQ, të kenë interesim në fushën e të drejtave e njeriut dhe në veçanti në fushën kundër diskriminimit. Përveç kësaj, për të qenë të suksesshëm, aplikantët duhet të dëshmojnë planet e tyre për të punuar në këto fusha në të ardhmen.

Njohja e gjuhës angleze (në të folur, shkruar dhe në terminologji juridike) do të jetë një përparësi.

Aplikimi dhe procesi i përzgjedhjes:

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë CV-të e tyre dhe një paragraf të shkurtër (maksimalisht 350 fjalë) me detaje për motivimin e tyre për të marrë pjesë në trajnim. Aplikacionet duhet ta dorëzohen në: ksoffice@yihr.org.

Subjekti i e-mailit: Trajnimi mbi Ligjin kundër Diskriminimit

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve: 1 Dhjetor 2012

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen.