Monday, May 29, 2017
YIHR

Hapet konkursi për Udhëtim në Evropë

1647 May 15, 2017 Lajme
Logo final(1)

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) vazhdon rrugën drejt Evropës. Pas suksesit dhe mundësisë që iu dha 143 të rinjve/rejave që të udhëtojnë nëpër shtete të ndryshme të Evropës gjatë verës së 10 viteve të kaluara, YIHR KS sërish organizon projektin “Udhëtim në Evropë”.

Edhe këtë vit, YIHR KS do t’iu ofroj mundësinë e njëjtë studentëve/-eve më të mirë/-a të universiteteve në Kosovë. Të përzgjedhurit/-at e këtij konkursi fitojnë viza Shengen (30 ditore), bileta treni Inter-rail, si dhe mundësinë për të udhëtuar nëpër Evropë sipas zgjedhjes së tyre.

Kushtet elementare për përzgjedhje janë:

  1. Kandidatët/-et duhet të jenë studentë/-e të vitit të fundit të studimeve apo absolventë/-e të studimeve bazike (Bachelor), të moshës deri në 26 vjeç (kandidati/-ja duhet të dorëzoj një vërtetim origjinal nga fakulteti që dëshmon se është në vitin e fundit të studimeve);
  2. Nota mesatare duhet të jetë të paktën 8.5 (kandidati/-ja duhet të dorëzoj indeksin ku tregohen provimet e kaluara dhe vërtetimin origjinal ku tregohet nota mesatare – certifikata e notave, të lëshuar nga fakulteti enkas për aplikim në projektin “Udhëtim në Evropë”);
  3. Njohja e gjuhëve të huaja: anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe/apo italisht.
  4. Prioritet do të kenë ata/ato kandidatë/-e të cilët/-at nuk kanë pasur rastin të udhëtojnë jashtë vendit gjatë 5 viteve të fundit.

Aplikacioni i kompletuar duhet të përmbaj:

Formën e plotësuar të aplikacionit; Vërtetimin origjinal të lëshuar nga fakultetit enkas për aplikim në projektin “Udhëtim në Evropë”, i cili dëshmon që kandidati/-ja është në vitin e fundit të studimeve; Certifikatën origjinale të notave ku specifikohet edhe nota mesatare; Indeksin e notave; Pasaportën (valide të paktën deri më 1 shtator 2017). Kandidatët/-et e interesuar/-a duhet të dërgojnë aplikacionet e tyre (formën e aplikimit së bashku me dokumentet tjera përcjellëse për aplikim) personalisht në adresën:

Për konkursin: “Udhëtim në Evropë” Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë Rr. Rexhep Mala No.9, 10000 Prishtinë, Kosovë

Afati i fundit për aplikim: 02 qershor 2017 (ora 16:00).

Vetëm aplikacionet e kompletuara të cilat arrijnë në adresën e caktuar do të merren parasysh. Aplikacionet e dërguara pas mbylljes së konkursit ose të cilat përmbajnë të dhëna të pasakta, nuk do të merren në shqyrtim. Vlefshmëria dhe vërtetësia e dokumenteve do të verifikohet.

Shkarko këtu formën e aplikacionit.

 

Për më shumë informata, vizitoni: http://www.travellingtoeurope.net

 

Like this Article? Share it!