Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

 Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, në organizata për raundin e parë të Granteve të Vogla për vitin 2010 ka financuar këto organizata:

Proactive, Kamenicë $ 3.500

Proactive është pasardhës i drejtpërdrejtë i Shoqatës Alternative Rinore MILLENIUM, një nga organizatat e para të themeluara në Kosovë pas vitit 1999. Qëllimi i Proactive-it është që të promovojë shoqërinë civile në mesin e të rinjve në Kosovë, duke krijuar një ambient demokratik për të gjithë qytetarët pa dallim etniciteti, gjuhe, race, apo feje. Anëtarët e organizatës janë njerëz të rinj aktivë me përvojë të pasur në projekte të ndryshme dhe aktiviteteve në dhjetë vitet e fundit. Projekti i mbështetur synon të rrisë ndërgjegjësimin në mesin e të rinjve për të drejtat e njeriut nëpërmjet Radio emisioneve ku do të diskutohen tema të tilla si: liria e lëvizjes, liria e shprehjes, drejtësia tranzicionale, etj.

Qendra e Partnerëve për Menaxhimin e Konfliktit, Prishtinë $ 3.000

Qendra e Partnerëve për Menaxhimin e Konflikteve (Partnerët – Kosovë, apo PK) është një OJQ lokale, e themeluar në vitin 2001, e angazhuar për ngritjen e kapaciteteve të qëndrueshme dhe rrënjësore për të çuar përpara shoqërinë civile dhe një kulturë të ndryshimit dhe të menaxhimit të konfliktit. Projekti i mbështetur synon të fuqizojë të rinjtë nga komunitetet shqiptare dhe serbe në Kosovë për të sjellë ndryshime pozitive dhe paqesore, dhe të fuqizojë pjesëmarrjen e të rinjve në/për komunitetin e tyre në Kosovë.

Trashëgimia Kulturore pa Kufij, Prishtinë $ 5.000

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) punon për ruajtjen e monumenteve kulturore të rrezikuara në mënyra të ndryshme. CHwB në Kosovë ka përqendruar puna e saj në fushën e trashëgimisë kulturore në tre sektorë kryesorë: 1. Konservimi i integruar, 2. Restaurimi dhe 3. Ngritja e kapaciteteve të institucioneve të trashëgimisë kulturore dhe vetëdijes për trashëgiminë kulturore. Projekti i mbështetur synon të demonstrojë bashkëpunimin e të rinjve nga komunitetet e ndryshme etnike në promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe për të forcuar kapacitetet e aktivizmit rinor për të përfaqësuar qytetin/fshatin/ kulturën e komunitetit të tyre.

Zhvillimi dhe Mirëqenia Sociale, Gjilan $ 3.500

Organizata për Zhvillim dhe Mirëqenie Sociale-IDSW nga Komuna e Gjilanit ka filluar aktivitetin e saj në vitin 2008 nga një grup i aktivistëve, kryesisht studentë nga komuna e Gjilanit në përpjekje për të sjellë ide të reja, qasje dhe fillime të reja në zhvillimin lokal në përgjithësi dhe gjithashtu në përmirësimin e kushteve sociale dhe të mirëqenies së qytetarëve. Projekti i mbështetur synon rritjen e aktivizmit rinor të komuniteteve të ndryshme etnike në Komunën e Gjilanit në drejtim të të drejtave të njeriut, dialogut ndëretnik dhe rritja e qasjes së të rinjve në proceset e vendimmarrjes.