Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) me përkrahje nga Zyra e Komesarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara (OHCHR) ka mbajtur një punëtori me datë 31 korrik 2013, në lidhje me “Rastet e Diskriminimit dhe Ligjin kundër Diskriminimit.”

Punëtoria ishte organizuar për jurist dhe aktivistë të të drejtave të njeriut nga organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet, të cilët mund të merren me çështjet e diskriminimit. Në të morrën pjesë jurist dhe aktivistë për të drejtat e njeriut nga Programi për të Drejtat Civile në Kosovë (CRPK), Ndihma Ndërkombëtare dhe Zhvillimi (IRD), Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (KRCT), Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Qendra Dokumentuese për Romë dhe Ashkali (RADC), Rrjeti Kosovar I Grave (RrGGK) dhe Qendra për Trajtim të Barabartë (CEL).

Në këtë punëtori u shqyrtuan çështjet kyçe të Ligjit Anti-diskriminim, që kanë të bëjnë me rastet e diskriminimit dhe identifikimi i praktikave diskriminuese përmes studimit të rasteve.

YIHR KS është mirënjohëse për përkrahjen nga OHCHR në mundësimin e këtij trajnimi dhe kontributin për realizimin e tij.