Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina



Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS)
në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës shënuan Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor 2012, nëpërmjet Tryezës së Rrumbullakët: Mbrojtja dhe Përfaqësimi i të Drejtave për të Gjithë Personat nëpërmjet Kuvendit të Kosovës.

Kjo ngjarje i bashkoi Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe të Kthimit si dhe Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Zhdukur dhe Peticione për të diskutuar përfaqësimin, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin me akterë të ndryshëm, përfshirë edhe organizatat e shoqërisë civile.

Ambasadorja e Zvicrës, Znj. Krystyna Marty i dëshiroi mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve dhe mbajti fjalën hyrëse, ndërkaqZ. Agon Vrenezi, Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut – Zyra në Kosovë reflektoi mbi rëndësinë e rolit të Komisioneve. Poashtu, Zëvendës Avokati i Popullit, Znj. Shqipe Shala ndau përvojën e Institucionit të Avokatit të Popullit në punën me Komisione.

Z. Albert Kinolli, Zëvendësi i Dytë i Drejtuesit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe të Kthimit foli rreth punës së Komisionit. Ndërkaq, Znj. Rita Hajzeraj-Beqaj, Zëvendësja e Parë e Drejtuesit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, foli rreth sfidave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Më tej, organizata të ndryshme jo-qeveritare diskutuan për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë duke përfshirë: Qendra Europiane për Çështje të Pakicave – Kosovë, Qendra Dokumentuese për Romë & Ashkali, dhe Libertas.

Në këtë ngjarje poashtu morën pjesë një numër i deputetëve nga Kuvendi i Kosovës, si dhe një sërë organizatash nga shoqëria civile. YIHR KS prezantoni një video të shkurtër mbi të drejtat e njeriut në Kosovë, “Ne t’gjithë jemi lindë t’lirë dhe t’barabartë“, ndërkaq gjatë takimit në një diskutim të hapur u fol për të drejtat e grupeve të ndryshme të margjinalizuara përfshirë këtu komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptas; personat me aftësi të kufizuar; dhe ata të komunitetit LGBT.