Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Sot bëhen 21 vite nga Masakra e Reçakut.

Me 15 janar, 1999 forcat ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Kjo ngjarje, ishte cilësuar si masakër edhe nga Misioni i Verifikimit të OSBE-së, i udhëhequr nga Ambasadori Amerikan William Walker,i cili e quajti masakrën “një krim kundër njerëzimit”.

Masakra e Reçakut ishte gjithashtu pjesë e aktakuzës së Sllobodan Millosheviqit para Tribunalit të Hagës, por asnjë aktgjykim i formës së prerë nuk ishte nxjerrë për shkak të vdekjes së tij gjatë procesit gjyqësor. Edhe pas më shumë se dy dekadave, Serbia vazhdon të mos i pranojë ngjarjet që ndodhën në fshatin Reçak.

Për të lexuar artikullin e plotë nga Radio Kosova e Lirë klikoni KËTU