Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Prishtinë, 27.04.2010

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) dhe aktivistët e Nisma Ime kanë shënuar 27 Prillin, ditën e Personave të Pagjetur të Kosovës. Aktivitetet kanë filluar me vendosjen e një numër të madh të kubeve të bardha te mbuluara me pyetjen “Ku janë 1862 Persona të Pagjetur?” te cilat kane qëndruar për disa ore në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.

Ndërkaq në mbrëmje aktivitetet kane vazhduar në Muzeun Kombëtar të Kosovës me mbrëmjen përkujtimore te organizuar nga Nisma e te rinjve për te Drejtat e Njeriut dhe Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Mbrëmja ka filluar me këngën e Eliza Hoxhes “ Për ata qe s’janë” pas te cilës është shfaqur filmi dokumentar “Gjakova 726” të regjisorëve Blerta Basholli dhe Artan Korenica si dhe është përmbyllur me performancën e grupit muzikor Jericho me këngën e tyre kushtuar personave të pagjetur.

Nisma edhe ketë here ka kërkuar nga autoritetet relevante qe angazhohen me fuqishëm ne zbardhje ne fatit te personave te pagjetur ne Kosove, vendosjen e drejtësisë dhe dënimin e përgjegjësve te këtyre krimeve.