Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Qysh nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, 17 vite më parë, nuk është arritur të ndriçohet fati i mbi 1600 personave të cilët konsiderohen si të pagjetur. Kësisoj, familjarët e viktimave dhe shoqëria kosovare vazhdon të përballet me mohimin e së drejtës për të ditur të vërtetën dhe të drejtës për drejtësi.

Duke qenë këmbëngulës në kërkesat për realizimin e të drejtave të familjareve të viktimave në veçanti si dhe shoqërisë në përgjithësi, si aktivistë të Nismës, përmes aksioneve simbolike vazhdojmë të sjellim në vëmendje çështjen e personave të pagjetur dhe njëkohësisht të kërkojmë nga të gjithë faktorët relevant angazhim më të fuqishëm në zgjidhjen e këtij problemi.
Jemi thellësisht të bindur se mohimi i së vërtetës dhe mosndëshkimi janë përcaktuesit e fatit të së ardhmes tonë.

Familjarët e të pagjeturve dhe shoqëria në përgjithësi kanë kaluar gjithsejt: 204 muaj; 6205 ditë; 148920 orë pa e ditur për fatin e të pagjeturve. Me këtë aksion, ne, të rinjtë kosovar tregojmë se jemi të vetëdijshëm për rolin tonë në shoqëri dhe për rëndësinë e ballafaqimit me të kaluarën.

IMG_3281DSC_5881

IMG_3284IMG_3287