Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

A dëshironi të mësoni më shumë për rolin e gjyqtarit/es, prokurorit/es ose avokatit/es? A doni të dini se si zhvillohet një seancë gjyqësore dhe doni ta testoni veten në rolin e avokatit/es, prokurorit/es ose gjyqtarit/es?

Përmes aktivitetit “GJYKIME TË SIMULUARA”, 30 të rinj të shkollave të mesme nga rajoni i Gjilanit do të kenë mundësinë të jenë pjesë e një simulimi interaktiv dhe kreativ 3-ditor rreth sistemit të drejtësisë dhe rolit të gjyqtarit/es, prokurorit/es ose avokatit/es. Gjykimet e simuluara janë aktivitete ku gjykimi përmes pjesëmarrësve inskenohet.

Gjykimet e Simuluara do të mbahen më 15, 16 dhe 17 qershor 2019. Të gjitha shpenzimet e transportit dhe ushqimit do të mbulohen nga organizatori.

Për të aplikuar, mbusheni këtë formë.  Formën për leje prindërore mund ta shkarkoni këtu: leje.

APLIKIMI DO TË JETË I HAPUR PREJ DATËS 7 MAJ DERI MË 02 QERSHOR!

Ky aktivitet është duke u implementuar në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” i cili po mbështetet nga INL – Departamenti i Shtetit Amerikan.