Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Është bërë tashmë një vit që kur Youth Initiative for Human Rights – Kosovë (YIHR KS) ka kërkuar nga Agjencia e Kosovës për Intelegjencë (AKI) të tregojë numrin e rasteve dhe të personave të përgjuar gjatë vitit 2018.

Pas dy kërkesave të njëpasnjëshme të refuzuara, YIHR KS i është drejtuar Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) me ankesë kundër vendimit të AKI-së për refuzim të kërkesës për qasje në dokumente publike. IAP si një mekanizëm për mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, bazën ligjore si dhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me datë 19 dhjetor 2019 i ka rekomanduar AKI-së t’i ofroj YIHR KS-së qasje në të dhënat e kërkuara. Përkundër këtij rekomandimi nga IAP, AKI përsëri nuk ofroi qasje në këto informata. YIHR KS falenderon IAP për mbështetjen dhe rekomandimet e dhëna për këtë rast.

Me datë 8 korrik 2020, YIHR KS i është drejtuar edhe njëherë AKI-së me kërkesë për të zbatuar rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe për të ofruar qasje në informatat e kërkuara konform ligjit 06/L-081, mirëpo deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje nga AKI.

E drejta për qasje në informata dhe dokumente publike është e drejtë e garantuar dhe si e tillë duhet të respektohet nga të gjitha institucionet publike. Është shumë e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të jenë të informuar dhe të kenë qasje në informatat publike të rëndësishme për sigurinë e tyre. 

YIHR KS, si organizatë e përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit për më shumë se 16 vite, do të vazhdoj të kërkojë të drejtën  për qasje në dokumente publike përmes rrugëve të tjera ligjore duke besuar se transparenca dhe llogaridhënia janë kushtet themelore për zhvillimin e një shteti demokratik.

Më poshtë gjeni raportin me rekomandime të IAP.

[pdf-embedder url=”https://yihr-ks-b0e5ca.ingress-bonde.ewp.live/wp-content/uploads/2020/07/Raport-me-rekomandim-A-742-2019-1.pdf” title=”Raport me rekomandim A 742-2019-1″]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *