Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

The Centre international de formation européenne  (CIFE Berlin) në bashkëpunim me Centre Culturel Franco-Allemand Nice (CCFA Nice) dhe Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Serbi dhe Kosovë ka kënaqësinë të shpallë programin e financuar  nga Franco-German Youth Office (OFAJ / DFJW) dhe Regional Youth Cooperation Office (RYCO)  “Rethinking European Political Culture – Si të forcohet bashkëpunimi, integrimi dhe pjesëmarrja konkrete e të rinjve? ”

Një mundësi e jashtëzakonshme për të takuar dhe bashkëpunuar me të rinjtë nga Franca, Gjermania, Kosova dhe Serbia në Berlin, Nice, Beograd dhe Prishtinë.   Programi përbëhet nga një seri prej 3 punëtorive për të rinjtë (18-29 vjeç) që jetojnë në Francë, Gjermani, Kosovë dhe Serbi. Programi targeton mendimtarët e rinj të cilët janë të interesuar në politikë, Evropë, në ngritjen e pyetjeve dhe zhvillimin e ideve. Seminaret janë planifikuar për datat dhe vendet si më poshtë:

Berlin, Gjermani – 16-21 shtator, 2019

Beograd, Serbi dhe Prishtinë, Kosovë – 3-10 nëntor 2019

Nice, France – 3-9 mars, 2020

Detaje më të hollësishme rreth programit mund të shkarkohen këtu.

Forma e aplikimit mund të shkarkohet këtu.

Afati i fundit për aplikim është 04 Qershor 2019.

Për çdo pyetje në lidhje me programin mos hezitoni të na kontaktoni në ksoffice@yihr.org.