Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut të Enjten më 16 qershor 2011 në kuadër të Programit të Vizitave brenda Kosovës ka organizuar edhe një tjetër dialog jo formal në zyret e saj në Prishtinë, ku pjesëmarrës ishin 12 shqiptarë dhe serb nga Prishtina, Shillova/Gjilani,Mitrovica dhe Graçanica të cilët diskutuan për lirinë e lëvizjes, lirinë e të shprehurit dhe paragjykimet ndëretnike në Kosovë.

Pjesëmarrësit nga të dy grupet etnike u pajtuan se ka një përmirësim të lirisë së lëvizjes dhe zvogëlim të paragjykimeve ndërmjet të rinjve të të dy komuniteteve. Nga ana tjetër, liria e të shprehurit ende vazhdon të mbetet problem në Kosovë si për palën shqiptare ashtu edhe për atë serbe.