Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Getoizimi i problemit

“Shumica e mekanizmave që mbikëqyrin përgjegjësinë e politikanëve në rajon funksionojnë dobët, gjë që u jep elitave politike hapësirë shumë më të madhe për të vepruar në interesin e tyre. Shoqëria civile ka përvojë të hidhur kur ta tentuar që ta ndryshojë këtë situatë, ndërsa gazetarët janë të kufizuar me kornizat e politikave redaktoriale, të cilat janë në përgjithësi të ndërlidhura me politikën. Një nga mekanizmat e rrallë për ushtrimin e kontrollit ndaj përgjegjësisë së politikanëve dhe që funksionon është Bashkësia Europiane “, tha Dushan Spasojeviq, asistent në Fakultetin e shkencave politike në Beograd, gjatë diskutimit mbi përgjegjësinë e mbajtjes së paqës dhe vendosjen e bashkëpunimit, në kuadër të konferencës së të rinjve nga Kosova dhe Serbia „Links“, të mbajtur më 5 mars në Beçiq.

Konferenca e cila organizohet nga Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut nga Kosova dhe Serbia kishte mbledhur të rinjtë që janë aktivë në rrafshin shoqëroro-politik nga këto dy vende, me qëllim që të dëshmohet se dialogu konstruktiv i Beogradit dhe Prishtinës është i mundshëm dhe i domosdoshm, si dhe me qëllim të krijimit të lidhjeve të reja ndërmjet të rinjve për të promovuar këtë dialog.

“Të gjitha negociatat e deritanishme të Beogradit dhe Prishtinës nuk kanë dhënë rezultate, dhe ka ndodhur që bashkësia ndërkombëtare të imponojë zgjidhjet. Përgatitjet e deritanishme për bisedimet e ardhshme nuk kanë qenë transparente për publikun, vetëm dihen parimet bazë të dialogut – që duhet të shërmbejë për afrimin e palëve kah BE-ja, që të flitet pa paragjykime për statusin e Kosovës, që asgjë nuk vendoset derisa të gjitha palët të pajtohen, që BE0ja do ta udhëheqë procesin. Parimi i pestë është që rezultatet e bisedimeve do të publikohen me kujdes nga moderatori Robert Kuper. Kjo do të thotë që do të ketë hapësirë për manipulime, ndërsa bëhet fjalë për bisedime nga të cilat varet fati i tetë milionë njerëzve në Kosovë dhe Serbi. Nëse ndërprehet për tre muaj manipulimi financiar dhe politik i Serbëve të Kosovës, dhe nëse atëherë qeveria e Kosovës i qaset me sinqerittet një dialogu me ta dhe i pyet për nevojat e tyre, kjo do ta ndryshonte tërësisht pasqyrën e dialogut. Qeveria e Kosovës deri më sot nuk ka paraqitur një plan se si ti integrojë Serbët e Kosovës “, thaEngjëllushë Morina, drejtore ekzekutive e Iniciativës Kosovare për Stabilitet nga Prishtina.

„Politikanët sillen karshi Kosovës sikur në këtë territor të mos kishte njerëz, merren vetëm me tezën se a është Kosova e pavarur apo jo. Mediat nuk i kontribojnë zhvillimit të një dialogur qenësor, nuk ka ndonjë emision ku njerëzit flasin për problemet e përditshme. Duhet të kemi media dhe programe të tilla ku njerëzit do të ballafaqoheshin me tregime të vërteta për të kaluarën dhe do të flisnin për probleme aktuale, vetëm kjo do ti shtynte edhe politikanët të flisnin për gjëra të ngjajshme. Deri atëhëherë ata nuk do të flasin për gjëra të cilat nuk sjellin vota “, theksoi Marko Karaxhiq, komisioner për të drejtat e njeriut nga Partia Liberale Demokratike dhe ish sekretar shtetëror në Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe pakicave.

Në panelin e dytë për bashkësitë e pakicave në Kosovë dhe Serbi biseduan përfaqësuesit e Serbëvve dhe Shqiptarëve nga jugu i Serbisë.

“Jugu i Serbisë, ku është e koncentruar bashkësia shqiptare, është një vend i izoluar dhe i getoizuar nga pjesa tjetër e vendit. Përfaqësuesit e Qeverisë e vizitojnë këtë pjesë shumë rrallë, dhe për të nuk kanë as informata e as plan për integrimin e pakicave, se di do të duhej të ndjeheshin pakicat si në shtetin e tyre. Trupi koordinues për jugun e Serbisë është shumë pasiv. Në Preshevë nuk ka shkollim akademik të Shqiptarëve në gjuhën e tyre amtare, ndërsa për shkak të mospranimit të diplomave nga Prishtina, presioneve politike, xhandarmërisë e cila sorollatet rrugëve përderisa nuk jemi në gjendje lufte e as në gjendje rreziku, të rinjtë largohen gjithnjë e më shumë”, theksoi Abdulla Ahmedi , koordinator i Nismës së të rinjve për të drejtat e njeriut në Preshevë.

“Në mjediset ku jetojnë Serbët dhe komunitetet tjera jo-shqiptare në Kosovë, ekzistojnë dy pushtete, gjë që e vështirëson situatën. Pa ndonjë dallim, të dyja pushtetet i shkelin të drejtat e njeriut. Kjo gjë është e rregulluar shumë mirë më Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjet në fuqi, por në praktikë është shumë më ndryshe. Nuk respektohet e drejta për përdorimin e gjuhës, lirinë e lëvizjes, shkollimin, kthimin e pakicave. Njerëzit i kanë radhitur këto si probleme të mëdha dhe arsye për mos kthimin e tyre në Kosovë. Mungesa e informacioneve e shton konfuzionin, dhe çka është më e keqja, njerëzit janë mësuar të jetojnë në këtë kaos. Në vend të profesorëve në Graçanicë kanë ardhur njerëz gjysëm të arsimuar, të cilët nuk janë nga Kosova. Pas përfundimit të shkollës, të rinjtë nuk mund të integrohen”, tha Dragana Staniq nga Rrjeti Kosovar strategjik-veprues nga Graçanica, të cilin e përbëjnë 60 OJQ serbe në Kosovë.

Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanovcit Enis Salihu theksoi se Shqiptarët nga Lugina e Preshevës presin mjaft nga bisedimet e Beogradit me Prishtinën:
„Mungesa e investimeve dhe strategjisë zhvillimore e mbajnë luginën e Preshevës në varfëri, që edhe konsiderohet si pjesa më e pazhvilluar e Serbisë. Serbia ka investuar në ndërtimin e bazës ushtarake në jug në masën e njëjtë sa ka investuar për dhjetë vite në komunat e Preshevës dhe Bujanovcit. Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave nga Kosova në Preshevë has në shumë pengesa nga zyrtarët serbë të cilët nuk e pranojnë dokumentacionin e Kosovës, gjë që e stimulon kontrabandën. Ka mungesë të theksuar të librave shkollorë, nuk lejohen librat shkollorë nga Prishtina dhe Tirana, ndërsa nuk ofrohet ndonjë alternativë përkatëse “.