Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

APLIKO PËR VLERËSIM TË PROJEKTIT

Youth Initiative for Human Rights – Kosovë (YIHR – KS) është duke kërkuar një ekspert për vlerësimin e projektit “Youth for Justice” që mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL.

“Youth for Justice” është projekt një vjeçar me qëllimin kryesor për të fuqizuar të rinjtë për të kërkuar drejtësi dhe për t’u bërë pjesëmarrës aktiv në sektorin e drejtësisë në Kosovë. Projekti synon të rrisë kapacitetin e studentëve të drejtësisë dhe të rinjve në përgjithësi lidhur me sektorin e drejtësisë, duke promovuar një program ligjor-arsimor të qëndrueshëm dhe kreativ mbi të drejtat, qasjen në drejtësi, llogaridhënien dhe reformën ligjore.

Përshkrimi i shërbimit: 

Analizimi i të dhënave të projektit “Youth for Justice” dhe përpilimi i raportit që do të sigurojë cilësinë e të dhënave të krijuara për projektin. 

Eksperti i vlerësimit do të punojë ngushtë me stafin udhëheqës për të zhvilluar një vlerësim të analizimit të të dhënave dhe projektit në përgjithësi. 

Detyrat:

Dokumentet për aplikim:

Ju lutem dërgoni dokumentet në apply@yihr.org me subjekt të e-mail “Aplikim – Vlerësim i projektit”. Data e fundit për aplikim është 12 maj 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *