Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

HANA BERISHA

HANA BERISHA

Kordinatore e Projektit

Hana iu bashkua YIHR KS në nëntor të 2022. Ajo është në përfundim të studimeve bachelor në degën e Psikologjisë. Para dhe gjatë studimeve ka punuar në kapacitete të ndryshme në sektorin privat dhe në shoqëri civile në organizata joqeveritare. Para bashkimit me YIHR KS, Hana ka punuar në kompaninë ‘Frutomania’ si zyrtare e burimeve njerëzore. Po ashtu për një kohë ka punuar si mentore në projektin ‘Shkolla e Nënave’ organizuar nga ‘Women Without Borders’ dhe implementuar nga ‘Jahjaga Foundation’. Së fundi ka punuar si koordinatore e projektit në organizatën Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore. Ajo e ka pasion fuqizimin e rinisë, aktivizmin qytetar me bazë në komunitet dhe mireqënien e shëndetit mendor. Hana iu bashkua YIHR KS duke e parë kontributin e kësaj organizate në fushën e të drejtave të njeriut dhe veçanërisht fuqizimin e të rinjëve.

Follow me