Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Ferdonije Qerkezi sot kujton 27 marsin e vitit 1999 kur forcat policore serbe i rrëmbyen burrin dhe katër djemtë e saj. Vetëm trupat e dy prej tyre janë kthyer në vitin 2005.

Fati i personave të pagjetur vazhdon të mbetet ankthi më i madh i shumë familjeve kosovare nga lufta e fundit.

Që kur ka nisur procesi i dialogut me Serbinë, Kosova nuk arriti asnjëherë që ta fusë në agjendë çështjen e të pagjeturve. U arritën shumë marrëveshje por kjo çështje asnjëherë zyrtarisht nuk u bisedua me Serbinë.

YIHR KS vlerëson se kjo çështje duhet patjetër të shtrohet në dialogun Kosovë-Serbi, sepse është proces politik dhe nuk mund të ketë një paqe të qëndrueshme perderisa nuk dihet asgjë për trupat e më shumë se 1600 personave të pagjetur.

YIHR KS do të vazhdojë të kujtoj personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë dhe do të punojë në vazhdimësi deri sa kjo çështje të trajtohet me seriozitet nga dy qeveritë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *