Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Gjykata Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë padinë 8-vjeçare për shpifje të mediumit Klan Kosova kundër Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS).

Sipas aktgjykimit të gjykatës, padia e Klan Kosovës është e pabazuar dhe se në asnjë rast nuk është vërtetuar se YIHR KS ka bërë shpifje ndaj mediumit Klan Kosova.

Klan Kosova ka pretenduar 285,000 Euro dëmshpërblim për dëme materiale dhe morale të shkaktuara nga publikimi i raportit të YIHR KS “Tkurrja e Hapësirës Publike” në 2010 . Opinioni i shprehur në raport se kanali televiziv Klan Kosova favorizon PDK-në, për të cilin YIHR KS është paditur, ishte krejtësisht i arsyeshëm. Gjithashtu, raporti komplimentoi kanalin si “energjik”. Megjithatë, pas ankesave, kërcënimeve dhe diskreditimit të bërë nga z. Haxhiu ndaj autorit të raportit z. Alex Anderson, ne shtuam një fusnotë, në të cilën kemi përfshirë të drejtën e përgjigjes së z. Haxhiu, përpunuam komplimentin “energjik” duke iu referuar mbulimit inovativ të lajmeve të kanalit televiziv, por edhe kemi shpjeguar bazën e opinionit për favorizimin e PDK-së:

“Programi i kanalit karakterizohet me shumë debate mbi çështje aktuale, të cilët kanë tendencë të dominohen nga komentatorët pro PDK të cilët janë panelist të rregullt. […] vet redaktorët e Haxhiut e pranojnë pro PDK anëshmërinë e debateve. Njëri i tha NRDNJ-së që debatet komentuese tëë mbrëmjes gjate fushatës për zgjedhje lokale kanë anuar rëndë në favor të PDKsë. Intervistë, dhjetor 2009. Një redaktor tjetër i Klan Kosovës, në mënyrë të besueshme është raportuar të ketë thënë me 27 maj që favorizimi pro-PDK në debatet e televizionit eshtë aq i qartë sa që “po shihet prej aeroplanit”. Intervistë, 27 maj 2010.

Në aktgjykim të Gjykatës thuhet që “[…] në raportin lëndor nuk ka pas rrënim të reputacionit për shkak të publikimit të bërë në faqen 18 të raportit lëndor, ku është thënia se paditësja “favorizon PDK”, kjo ngase ky ka qenë një opinion i autorit të këtij raporti dhe nuk mund të ketë kufizime nga asnjë autoritet, për opinione siç edhe parashihet në nenin 8 të Ligjit Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes.”