Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut iu fton të merrni pjesë në ekspozitën e objekteve personale të kujtimeve. Të interesuarit duhet të dërgojnë një (ose më shumë – nëse është seri e vogël) fotografi.

Fotografitë mund të jenë:
• Fotografi personale nga koha e luftës
• Fotografi të fëmijërisë
• Fotografi të ndonjë personi tjetër
• Fotografi te reja të cilat paraqesin kujtime nga koha e luftës
• Fotografi nga disa përshtypje që kujtojnë të kaluarën
• Fotografi që tregojnë pasojat e kohës së luftës
• Fotografi të ndonjë shoku/shoqeje ose anëtari të familjes që ka braktisur vendin e tij
• Fotografi qe kujtojnë atë person gjatë kohës së luftës
• Fotografi të diplomimit në shkollë
• Fotografi të ndonjë ushqimi të preferuar ose çokollate që nuk ekziston më ose fotografi të ndonjë ushqimi të rëndësishëm gjatë luftës
• Fotografi të tjera

Fotografitë mund të mos jenë profesionale dhe të kualitetit të lartë. Madhësia mund të jetë nga madhësia e fotografive të letërnjoftimeve deri te formati A4 dhe duhet të jenë të shtypura në: letër të fotografisë, letër të zakonshme, me ngjyra apo bardhë e zi. Secila fotografi duhet të shoqërohet me një tregim të shkurtër kujtimi nga ajo kohë, ose tregim të përgjithshëm personal. Tregimi jodomosdoshmërisht duhet të përshkruaj fotografinë e cila është vetëm pjesë pamore e tregimit. Tregimet mund të jenë të shkruara me dorë (e preferuar) ose të shtypura në gjuhën amtare por gjithashtu duhet të jenë të përkthyera në gjuhën angleze.

Fotografitë duhet të dërgohen deri më 26 tetor 2012 në këto adresa:

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut
Gusav Mayer 6
10000 Prishtinë
Kosovë

ose

MESS festival
Maršala Tita 54/I
71000 Sarajevo
Bosnia and Herzegovina