Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

 

 

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë gjatë implementimit të fazës së tretë të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” në kuadër të projektit “Kërko Drejtësi” i cili po mbështetet nga National Center for State Courts ka kënaqësinë të ju njoftoj për Garën me Ese.

Çka është Gara me Ese: kjo garë është një aktivitet i hapur për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e Universiteteve Publike. Shkrimi i eseve ka për qëllim elaborimin e çështjeve mbi sistemin e drejtësisë dhe fenomenet negative që po e përcjellin atë, përkatësisht cilat janë sfidat dhe cila është perspektiva e të rinjve në Kosovë mbi këto problematika.

Për çka mund të shkruani: të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të shkruajnë për njërën nga temat si mëposhtë duke iu përshtatur kritereve:

1. Drejtësi për të gjithë – A ka në Kosovë? Një perspektive personale e ballafaqimit me problemet e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

2. A është korrupsioni i pashmangshëm?

Kriteret për aplikim:

Kriteret për ese:

Nga të gjitha aplikacionet do të përzgjedhen dy eset më të mira në dy tema të ndryshme. Fituesit/et do të shpërblehen me nga një dhuratë simbolike.

Aplikimi do të jetë i hapur deri me datë 15 Qershor 2018 dhe të gjitha eset duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në e-mailen: gjylymser@yihr.org. Secili aplikacioni në subjektin e e-mailes duhet të ketë të cekur temën e përzgjedhur ndryshe nuk do të merret parasysh.