Historiku

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Youth Initiative for Human Rights) fillimisht është themeluar në vitin 2003 si organizatë jo-qeveritare rajonale, e cila më vonë u transformua në një rrjet rajonal të organizatave me shtrirje në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS)) është themeluar në vitin 2004. Për më tepër se pesëmbëdhjetë (15) vite, YIHR KS ka punuar me sukses në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Në veçanti, YIHR KS është e fokusuar në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, si dhe fuqizimin e rinisë në nivel lokal dhe rajonal.

  • Misioni

    YIHR KS promovon, mbron dhe avokon për të drejtat e njeriut, proceset e ballafaqimit me të kaluarën, sundimin e ligjit dhe vlerat qytetare si parime fundamentale për një shoqëri të lirë, të përgjegjshme dhe progresive.

  • Vizioni

    Një shoqëri e lirë, e barabartë dhe e drejtë ku të gjithë njerëzit mund të arrijnë potencialin e tyre.

Objektivat:

  • Respektimi i të drejtave të njeriut, vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit.
  • Fuqizimi i rinisë dhe aktivizmit për të drejtat e njeriut.
  • Krijimi dhe mbështetja e vazhdueshme e platformave për ballafaqimin me të kaluarën dhe ndërtimin e paqes në Kosovë, si dhe në rajon.

Puna e YIHR KS fokusohet në tre programe kryesore:

  • Programi për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit
  • Programi për Ballafaqimin me të Kaluarën
  • Programi për Fuqizimin e Rinisë