Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Përfaqësues të organizatave nga Storytelling Center (Holandë), Psiterra (Romania) dhe CSI (Qipro), po mbajnë punëtorinë 5 ditore për trajnim të stafit të organizuar nga YIHR KS në kuadër të projektit “Common Ground, Common Future”.

Joint staff Training”, ka për qëllim të ndajë ekspertizën e secilit partner implementues për të filluar dhe formuluar prinicipe të përbashkëta rreth “Storytelling”.

Përgjatë 5 ditëve të trajnimit, anëtarët e këtyre organizatave do të shkëmbejnë njohuri rreth ballafaqimit me të kaluarën me narrativa dominante dhe atyre të grupeve të minoriteteve, shkrimeve në rrjete sociale të cilat promovojnë gjuhën e urrejtjes dhe lajmet e rrejshme, teknikat të cilat përdoren për tregime të historisë dhe metodat e monitorimit dhe vlerësimit.

Trajnimi po mbahet në hapësirat e CEL Kosova.