Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë në bashkëpunim me Civil Rights Defenders organizoi një koktej rasti për të shënuar ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut më 10 dhjetor, 2013 në zyrën e YIHR – KS’.

Të pranishëm ishin pjesëmarrësit e Trajnimit mbi Ligjin kundër Diskriminimit gjatë këtyre tre viteve të fundit dhe aktivistët për të drejtat e njeriut e ‘Nisma Ime’. Me këtë rast pjesëmarrësve të vitit 2013 iu ndanë certifikata. Të ftuarit e shfrytëzuan këtë rast për të filluar një rrjet të profesionistëve të rinj, këmbyen kontakte dhe përvoja në fushën ligjore dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.