Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të hënën më 24 mars 2014, vendosi të vazhdojë procesin e votimit të Avokatit të Popullit, proces ky i ndërprerë në mënyrë të paligjshme në seancën e 19 marsit 2014. Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) mirëpret një vendim të tillë dhe njëkohësisht u bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të kontribuojnë që ky proces të jetë i drejtë dhe i ligjshëm.

Meqë Rregullorja për zgjedhjen dhe Shkarkimin e Avokatit të Popullit dhe Zëvendësve të tij mund të ketë më shumë se një interpretim YIHR KS konsideron se do të ishte e drejtë që në seancat plenare në 30 ditët e ardhsme të votohet për të dy kandidatët e mbetur. YIHR KS njëherit përkujton se shkelja e bërë ne seancën e 19 marsit nuk ishte procesi i zgjedhjes si i tillë, por ndërprerja e tij dhe shpallja e sërishme e konkursit për Avokatin e Popullit.

Me respekt,
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut- Kosovë (YIHR KS)