Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS) reagon ndaj redaksisë së Radio Televizionit publik të Kosovës (RTK) për shkak të injorimit të qëllimshëm të kërkesës për transmetim të një video të realizuar nga YIHR KS, e cila ka për qëllimi vetëdijësimin e të rinjve për rëndësinë e votës dhe inkurajimin e të rinjve për të votuar.

YIHR KS i është drejtuar RTK-së me kërkesë për të publikuar një video e cila ka për qëllimin vetëdijësimin e të rinjve për rëndësinë e votës dhe inkurajimin e të rinjve për të votuar. Përkundër kontaktimit personave përgjegjës nga YIKR KS me mjete të ndryshme të komunikimit, RTK nuk ka kthyer përgjigjje në lidhje me arsyet për mostransmetim

YIHR KS nuk dëshiron të paragjykojë për arsyet e mostransmetimit. Mirëpo, duke pasur parasysh faktin që kjo video është në interesin publik dhe vetëm pak orë na ndajnë nga zgjedhjes, YIHR KS konsideron që është e papranueshme një injorancë e tillë nga ana e deksisë së RTK-së. RTK është televizioni i vetëm publik në Republikën e Kosovës dhe si i tillë duhet t’i shërbejë interesave të qytetarëve të saj. Andaj, këto veprime dhe kjo mungesë e përgjegjësisë nuk i shërben këtij qëllimi.
Me respekt,
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut- Kosovë (YIHR KS)