Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Kursi Online: E drejta për qasje në dokumente publike, llogaridhënia dhe transparenca e institucioneve të drejtësisë në Kosovë

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë po organizon kursin online për të drejtën në qasje të dokumenteve publike (e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Kosovës), llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve të drejtësisë.

Në këtë trajnim, 25 të rinj/reja të moshës 16-25 vjeç nga e gjithë Kosova do të kenë mundësi të njohin nga afër Ligjin për Qasje në Dokumente Publike si dhe të diskutojnë për llogaridhënjen dhe transparencën si komponentë të rëndësishme të drejtësisë.

Në fund të kursit secili/a student/e do të dorëzojë nga një kërkesë për qasje në një vendim të ndonjë gjykate apo ndonjë dokument tjetër publik.

Ky aktivitet do të mbahet me datë 14 maj 2020 (e enjte) nga ora 14:00, përmes platformës Zoom, me trajnere Flutura Kusari. Pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikata.

Ky kurs ofrohet pa pagesë.

Kurset Online po organizohen në kuadër të projektit  “Të rinjtë për drejtësi” i cili ka për qëllim të fuqizojë të rinjtë për të kërkuar drejtësi dhe për t’u bërë pjesëmarrës aktiv në sektorin e drejtësisë në Kosovë.

*Ky projekt financohet nga U.S. Department of State: Bureau of Intl Narcotics & Law Enforcement (INL) dhe implementohet nga YIHR KS

Për të aplikuar ju lutem plotësoni formën TU deri me datë 11 maj 2020 ora 11:59.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *