Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Me Art për Drejtësi

Si mendoni se mundemi me e luftu korrupsionin, nepotizmin, diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë përmes artit? A keni ndonjë ide kreative se si t’i luftojmë këto dukuri?

Youth Initiative for Human Rights në Kosovë fton të gjithë studentët e shkollave të mesme dhe universiteteve të dërgojnë punime të ndryshme artistike (postera, grafikone, instalacione, piktura, fotografi etj.) për garën “Me Art për Drejtësi”.

Tema e punimeve duhet të jetë mbi atë se si e shohin sistemin gjyqësorë të rinjtë e Kosovës dhe problematikat si korrupsionin, nepotizmin dhe diskriminimin.

30 (tridhjetë) punimet më të mira do të përzgjedhen nga një juri profesioniste e përbërë nga 3 anëtarë dhe do të ekspozohen në një ngjarje publike në Prishtinë. Më pas punimet do të shpërndahen nëpër Gjykatat Themelore në Kosovë ku do të qëndrojnë brenda hapësirave të gjykatave me qëllim të informimit të qytetarëve për qasjen në drejtësi në mënyrë kreative.

Përveç ekspozimit të punimeve, do të ndajmë edhe çmime për garuesit si në vijim:

Vendi i parë – Libra (të cilët mund të përzgjidhen vetë) në vlerë të 150 euro;

Vendi i dytë – Libra (të cilët mund të përzgjidhen vetë) në vlerë të 120 euro;

Vendi i tretë – Libra (të cilët mund të përzgjidhen vetë) në vlerë të 70 euro.

Ju lutem dërgoni punimet, informatat personale (emri dhe mbiemri, data e lindjes, shkolla/universiteti, qyteti/komuna, numri i telefonit dhe emailin) dhe konceptin (max 300 fjalë) deri më 29 shtator 2019 në ksoffice@yihr.org me subjekt të emailit “Me art për drejtësi”.