Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Bjeshka Guri

Bjeshka Guri

KORDINATORE E PROGRAMIT

Bjeshka iu bashkua YIHR KS në vitin 2017 si hulumtuese e lartë në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e të Rinjve në Edukim gjithëpërfshirës dhe të Drejtat e Njeriut”.  Bjeshka po mbaron studimet në Departamentin e Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe Fakultetin Juridik në po të njëjtin universitet. Për një kohë, ajo ishte e angazhuar si hulumtuese në projektin Kujtesa e Kosovës të implementuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës. Brenda organizatës ajo është duke punuar si Kordinatore e Programit per Fuqizimin e të Rinjve. Përgjatë viteve në YIHR KS ajo u angazhua në projekte qe kanë të bëjnë me diskriminim, dialog, kujtesë kolektive, histori gojore dhe përdorimin e formave të ndryshme të artit për të promovuar të drejtat e njeriut. Bjeshka vazhdimisht ndjek punëtori, trajnime dhe seminare në fushën e të drejtave të njeriut, storytelling, ballafaqimit me të kaluarën dhe ndërtimin e paqes. Është ambientaliste e devotshme dhe në kohën e lirë preferon të eksploroj dije të ndryshme.