Fiona Haxhiislami
Fiona2021-07-13T12:37:24+00:00 MENAXHERE E KOMUNIKIMEVE
Fiona iu bashkua YIHR KS në shtator të 2020 në pozitën e Asistentes së Programit dhe Komunikimeve dhe vazhdon punën e saj si Menaxhere e Komunikimeve. Ajo ka kryer studimet në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Varshavës. Gjatë dhe pas studimeve ajo ka kryer praktikë në organizata ndërqeveritare, Ministri të Punëve të Jashtme në Kosovë, kompani fintech, dhe ka kryer trajnime anë e mbanë botës që ndërlidhen me pozitën që ka. Ajo asiston edhe programin e Ballafaqimit me të Kaluarën për të cilën çështje ajo shfaqi përkushtim qysh nga studimet dhe hulumtimet e saj. Fiona beson se iniciativat e shoqërisë civile mund të jenë forcë e ndryshimit sa i përket temës së vërtetës dhe pajtimit andaj shpreh aktivizëm dhe devotshmëri ndaj kësaj teme dhe pozitës aktuale në YIHR KS.