Fjolla Zejnullahu

Fjolla Zejnullahu

Koordinatore e Projekteve dhe Zhvillimit

Fjolla iu bashkua YIHR KS në mars të 2022 në pozitën Human Rights Fellow dhe vazhdon punën e saj si Koordinatore e Projekteve dhe Zhvillimit. Ajo ka kryer studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në nivel baçelor dhe aktualisht është duke vazhduar studimet në nivelin master. Nga viti 2019 deri në vitin 2021, Fjolla ka kryer punë vullnetare në organizatën EcoKosWomen EKW, si dhe ka kryer trajnime të shumta lidhur me fushën e të drejtave të njeriut. Ajo ka botuar edhe një ese referuar mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimit, në publikimin “The students’ views on the European Integration of the Western Balkans Region”, në kuadër të projektit ANETREC të Bashkimit Europian. Fjolla vazhdimisht ndjek punëtori, trajnime dhe seminare në fushën e të drejtave të njeriut, ballafaqimit me të kaluarën dhe ndërtimin e paqes.