Kushtrim Morina

Kushtrim Morina

Asistent i Projektit

Kushtrimi ka filluar punën në YIHR KS nga Shtatori i vitit 2020. Ai ka përfunduar studimet e tij Master në Sundim të Ligjit dhe Qeverisje Demokratike dhe programin Pedagogji Juridike, në Ohio Northern University, Ohio te SHBA-ve,  viti akademik 2019/20. Ai gjatë kohës sa ka qenë student në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës ka të publikuar një punim shkencor në Maltepe University të Stambollit dhe se ka qenë pjesë e ekipit të Universitetit të Prishtinës ne dy gara ndërkombëtare në SHBA, Harvard National Model United Nations – Boston, USA dhe Mid-Atlantic EU Simulation ne Washington D.C. Sa i përket përvojes së tij të punës, Kushtrimi ne vitin 2017 ka shërbyer si praktikant në Gjykatën e Apelit për tre muaj. Ne vitin 2018, Kushtrimi i bashkohet Qendrës së Burimeve për Drejtësi Tranzicionale – Universiteti i Prishtinës, fillimisht si Praktikant hulumtues, për të vazhduar pastaj si Koordinator  Administrativ deri në diplomim e tij në Korrik të vitit 2019. Ai është i apasionuar pas leximit të librave, shikimit të filmave që ndërlidhen me paqen, lëvizjet për të drejtat civile nëpër botë, përfshirë edhe lëvizjen e të drejtave civile në SHBA, të udhëhequr nga Marthin Luther King Jr.  e John Lewis, etj.